Kthehu pas

iute Group po hyn në Ukrainë për të ndërtuar një bankë plotësisht dixhitale

Lajme

· Rreth 13,000 klientë pritet të transferohen nga RWS Bank, një bankë ukrainase me mbi 30 vjet histori dhe ish-pronësi të Swedbank.

· iuteBank do të ndërtohet nga e para si një bankë dixhitale, plotësisht e licencuar nën mbikëqyrjen e Bankës Kombëtare të Ukrainës.

· iute do të investoje në Ukrainë afro 15 milionë euro, duke u bërë investimi i parë i huaj në sektorin bankar në Ukrainë pas luftës.

iute Group, një grup bankar i themeluar në Estoni, do të krijojë një entitet biznesi në Ukrainë dhe po përgatitet të hyjë në treg duke ndërtuar një bankë dixhitale, subjekt i miratimit rregullator.

iute ka fituar tenderin e organizuar nga shteti i Ukrainës, të kryer nga Fondi i Garancisë së Depozitave për të marrë përsipër asetet dhe detyrimet e depozitave të RWS Bank. Përfundimi i transaksionit, duke përfshirë transferimin e rreth 13,000 klientëve individë dhe biznese, së bashku me llogaritë dhe depozitat e tyre, i nënshtrohet miratimit përfundimtar nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe pritet të ndodhë në Janar. RWS Bank është një bankë ukrainase, aktualisht subjekt i mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga Banka Qendrore e Ukrainës, me një histori prej më shumë se tre dekadash, duke përfshirë menaxhimin e mëparshëm nën pronësinë bankare ndërkombëtare, veçanërisht Swedbank.

Tarmo Sild, CEO i iute Group, tha se hapi është pjesë e strategjisë së iute për të ndërtuar një bankë dixhitale për jetën e përditshme financiare, ndërsa zgjerimi gjeografik është pjesë e evolucionit. Vendimi për të hyrë në Ukrainë bazohet në besimin në të ardhmen e vendit dhe integrimin e tij në hapësirën ekonomike evropiane. “Ne e shohim Ukrainën si një mundësi të madhe rritjeje për iute dhe për Evropën, pasi lufta e ka kthyer vendin në tregun financiar më dixhital, me popullsinë e gjashtë më të madhe në Evropë dhe me ndryshime në mentalitetin kombëtar. Lufta sjell shumë ndryshime. Unë e shoh Ukrainën ne ballë të rritjes brenda 5 viteve nga tani, falë trimërisë së atij kombi”, deklaroi ai.

“Përfundimi i transaksionit do të shtojë Ukrainën në tregjet tona dhe bankën e parë plotësisht dixhitale në grupin tonë që mban emrin tonë dhe që nuk ndikohet nga e kaluara. iuteBank është ndërtuar nga e para – ne blejmë një entitet kalimtar që ka licencën bankare, asete të përzgjedhura me kujdes dhe detyrimet përkatëse të depozitave të RWS Bank,” shpjegoi Sild. Sipas CEO-s, kjo qasje do të sjellë që bilanci fillestar i bankës do të jetë i vogel me një vlerë nën 10 milionë euro.

Banka do të quhet iuteBank dhe do të mbikëqyret nga Banka Kombëtare e Ukrainës. Ajo do të operojë nën një licencë të plotë bankare, duke i mundësuar asaj të ofrojë shërbime bankare kryesore, duke përfshirë llogaritë për klientët individë e biznese, kartat, depozitat, kreditë, pagesat, operacionet e këmbimit valutor si dhe ofrimin e shërbimeve për cash dhe kleringut.

iuteBank do të udhëhiqet nga Arthur Muravitsky, një drejtues ekzekutiv bankar ukrainas, me përvojë më shumë se 22 vjeçare në sektorin financiar. Sipas Muravitsky, fokusi është në ndërtimin e një banke plotësisht dixhitale që nga dita e parë. Hapat e ardhshëm përfshijnë kapitalizimin e bankës, futjen në bord të ekipit bazë dhe respektimin e Bankës Kombëtare të Ukrainës për të filluar operacionet e përditshme. “Që nga fillimi, ky proces është mbështetur nga Fondi i Garancisë së Depozitave dhe Banka Kombëtare e Ukrainës, bashkëpunimi i të cilave ka qenë thelbësor për të çuar përpara projektin”, komentoi Muravitsky.

 

“Gjatë vitit të parë, fokusi është në lançimin e aplikacionit dixhital dhe produkteve kryesore financiare, duke filluar tërheqjen e klientëve. Faza e ardhshme do të përqendrohet në përshkallëzimin e biznesit – rritja e vëllimeve dhe zgjerimi i ofertës së produkteve dhe shërbimeve,” shtoi Muravitsky.

iute thekson se zgjerimi i saj në Ukrainë ndjek të njëjtën qasje të disiplinuar ndaj rrezikut të aplikuar në tregjet e saj. “Rreziqet në Ukrainë trajtohen në të njëjtën mënyrë si në çdo vend tjetër. Konkretisht, ne kemi vendosur një prag të brendshëm që investimi ynë total në Ukrainë nuk do të kalojë 15 milionë euro derisa të tejkalohen disa pragje të të ardhurave dhe përfitimit dhe lufta të përfundojë. Në vitin 2026 ne presim që humbja neto e bankës të mos kalojë 3 milionë euro”, tha Sild.

Grupi iute dhe filialet e tij kanë mbështetur Ukrainën që nga fillimi i luftës, duke përfshirë donacionet monetare, dhe e konsideron hyrjen në Ukrainë një investim afatgjatë evropian.

 

iute Group është një grup bankar dixhital i fokusuar në shërbimet e përditshme financiare në Evropën Juglindore. E themeluar në vitin 2008 dhe me seli në Estoni, iute u shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Përmes aplikacionit Myiute dhe operacioneve të tij lokale, iute ofron shërbime financiare dixhitale duke përfshirë pagesat, banking, financimin dhe ndërmjetësimin ne sigurime. Grupi iute financon operacionet e tij përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara të listuara në Tregun e Rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Listën Kryesore të Nasdaq Baltic.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Samsung Galaxy S25 Refurbished: Flagship Performance for 60,850 Lekë

Want a flagship phone without paying flagship prices? The Samsung Galaxy S25 refurbished is now on iuteMarket for a iute price of 60,850 Lekë (regular price 62,999 Lekë), 11% below its list price of 67,999 Lekë. Pay in 4 instalments from 15,213 Lekë a month with Smart 0%, spread it over up to 48 instalmentslexo më shumë
iuteMarket

Samsung Galaxy S25 i rinovuar: performancë premium për 60,850 Lekë

Dëshiron një telefon Samsung të nivelit të lartë, pa paguar çmimin e një pajisjeje të re? Samsung Galaxy S25 i rinovuar është tani në iuteMarket me çmim iute 60,850 Lekë (çmimi i rregullt 62,999 Lekë), 11% më lirë se çmimi i listës 67,999 Lekë. Paguaje me 4 këste duke filluar nga 15,213 Lekë në muajlexo më shumë
iuteMarket

Udhëzues kundër mashtrimit: mashtrimet më të zakonshme dhe rregullat që mund t’ju shpëtojnë

“Vetëm një telefonatë” mund të kushtojë mijëra lekë. Si të shmangni mashtrimet Mashtrimet telefonike dhe online janë bërë një problem i përditshëm  sot dhe viktimat janë njerëz të zakonshëm – pensionistë, të rinj , punonjës . Kushdo mund të jetë shënjestër. Autoritetet si Banka e Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Policia elexo më shumë