Kthehu pas

iute Albania në një seancë vlerësimi me MONEYVAL: masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Lajme

Si një institucion financiar i licencuar dhe i mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë, gjithmonë kemi në fokus zhvillimet e reja dhe praktikat më të mira për sa i përket funksionit të AML (Anti-Money Laundering). Në datën 21 Prill 2026, patëm mundësinë për të marrë pjesë në një intervistë me MONEYVAL. Ky institucion është një nga organet ndërkombëtare më të rëndësishme për sa i përket vlerësimit të masave të ndërmarra në luftën që zhvillohet për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

MONEYVAL është një komitet ekspertësh i Këshillit të Europës që analizon ligjet dhe institucionet e një vendi, vlerëson sa efektive janë bankat, institucionet financiare dixhitale apo fintech, institucionet shtetërore e publike apo bizneset e ndryshme në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme financiare. Gjithashtu, ky institucion ndërton raporte dhe jep rekomandime për përmirësim. Me kalimin e kohës, Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm dhe pozitiv në rrugëtimin drejt standardit evropian: kujtojmë se në vitin 2023, vendi ynë u hoq nga lista gri që përfaqëson vendet që janë nën monitorim të shtuar ndërkombëtar për dobësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sigurisht, hapa të rëndësishëm ka bërë në këtë drejtim edhe vetë iute Albania, pjesë e grupit bankar dixhital, iute Group. Zhvillimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me përmirësimin e procesit të regjistrimit dixhital ‘e-onboarding’ dhe të identifikimit elektronik të klientit, ku iute Albania shënon rezultate domethënëse në tregun shqiptar të financave dixhitale.

MONEYVAL zgjodhi iute Albania si një nga institucionet më të rëndësishme të industrisë së financave dixhitale dhe lider në sektorin e mikrofinancës. Në këtë takim me zyrtarët e MONEYVAL, përfaqësueset e markës sonë ishin Zj. Elsa Kote, Drejtore e Departamentit Ligjor dhe të Përputhshmërisë (Chief Legal and Compliance Officer) dhe Zj. Anila Vasili, Menaxhere e Njësisë së Përputhshmërisë dhe AML-së (Head of Compliance and AML).

“Pjesëmarrja në këtë intervistë me ekspertët e MONEYVAL ishte një mundësi shumë e vlefshme për të reflektuar punën konkrete që kemi bërë në drejtim të forcimit të kontrollit të AML dhe përputhshmërisë. Jam veçanërisht e kënaqur që iute Albania u përzgjodh për të përfaqësuar sektorin ku operojme, duke reflektuar nivelin e zhvillimit dhe standardet që kemi ndërtuar si institucion.” -u shpresh Zj. Kote pas takimit. Gjithashtu, ajo theksoi faktin se kjo ishte një mundësi për të prezantuar qartë qasjen proaktive dhe masat konkrete që iute ka ndërmarrë në forcimin e sistemeve të kontrollit.

iute Albania zbaton standarde evropiane në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme, duke përdorur sisteme të avancuara teknologjike si platforma SALV, e cila shërben për kontrollin dhe monitorimin e vazhdueshëm të klientëve. Paralelisht, institucioni investon në mënyrë të qëndrueshme në zhvillimin profesional të stafit në nivelet drejtuese, përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe certifikimeve ndërkombëtare, përfshirë CAMS (Certified Anti-Money Laundering Specialist), një nga certifikatat më të njohura dhe më të vlerësuara globalisht në fushën AML. Kjo qasje e integruar, që kombinon teknologjinë me ekspertizën njerëzore, e pozicionon iute ndër institucionet më të avancuara në sektor për sa i përket përputhshmërisë dhe menaxhimit të riskut.

Ndër të tjera, u vu në fokus edhe përdorimi i një platforme të dedikuar për ‘screening’ ose analizë të profilit AML të klientëve në kohë reale, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i transaksioneve, për të identifikuar dhe parandaluar aktivitetet e dyshimta. Një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën që iute Albania ka nisur drejt standardeve më të larta të përputhshmërisë dhe integritetit.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute Albania mbështet fëmijët e fshatit SOS përmes edukimit financiar

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, iute Albania zgjodhi ta festojë këtë ditë përmes një gjesti simbolik që ndërthur kujdesin për fëmijët me promovimin e edukimit financiar. Kompania dhuroi librin “Paraja Magjike”, me autore Deada Hyka, për të gjithë fëmijët e stafit të saj, duke u bërë pjesë e një nisme qëlexo më shumë
Lajme

iute Albania në Balkonnect 2026: e ardhmja e pagesave dixhitale

Në datën 22 Maj, iute Albania ishte pjesë e eventit Balkonnect, një event që i dedikohet zhvillimit të biznesit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Në panelin e emërtuar “Fintech & Open Banking in SEE”, iute u përfaqësua nga Jonida Çela, CEO e iutePay, e cila ndau eksperiencën dhe perspektivën e saj mbi evolucioninlexo më shumë
Evente

iute Albania, pjesë e Balkan Payment Forum Tirana 2026

Në datën 14 Maj 2026, pranë ambjenteve të Hotel Rogner në Tiranë, u zhvillua Balkan Payment Forum nga Pro Money: një event i dedikuar mbi zhvillimin e pagesave digjitale në rajon dhe më tej. Me pjesëmarrjen e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, përfaqësuesve të lartë të Bankës së Shqipërisë, ekspertëve ndërkombëtare dhe drejtuesve të lartëlexo më shumë
Evente