Kthehu pas

Dita Ndërkombëtare e Privatësisë së të Dhënave: iute ofron siguri maksimale për klientët e saj

Lajme

Në një botë që është e prirur çdo ditë e më shumë drejt teknologjisë, një nga çështjet më të rëndësishme dhe të përfolura është padiskutim “të dhënat”. Lexojmë kudo “Data,data,data”, çdo gjë është e lidhur me administrimin e të dhënave. 28 Janari shënon një ditë të rëndësishme për botën e biznesit dhe të teknologjisë: Dita Ndërkombëtare e Privatësisë së të Dhënave; shpeshherë i referohemi edhe si Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes dhe Sigurisë së të Dhënave. E ndaj, në këtë ditë simbolike, iute dëshiron të theksojë edhe një herë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, duke i rikujtuar klientëve të saj se ofron siguri maksimale.

iute Albania është pjesë e iute Group, një grup bankar dixhital Estonez: teknologjia, pa diskutim, është një nga pikat më të forta. Falë eksperiencës së jashtëzakonshme të specialistëve Estonezë, është arritur të ndërtohet një sistem i sigurt dhe i qëndrueshëm, që siguron mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve. Për të siguruar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave personale dhe financiare të klientëve, iute operon me një Sistem Menaxhimi të Sigurisë së Informacionit të certifikuar ISO/IEC 27001: standardi kryesor ndërkombëtar për menaxhimin e sigurisë së informacionit. Në këtë mënyrë, rreziqet e sigurisë së informacionit identifikohen, vlerësohen dhe trajtohen në mënyrë sistematike në përputhje me kërkesat ISO 27001.

E pyetur mbi sfidat e industrisë fintech dhe zhvillimeve teknologjike që sigurojnë mbrojtjen e të dhënave të klientëve, Jonida Çela, CEO e iutePay, deklaroi: “Rrugëtimi drejt transformimit nga një institucion mikrofinanciar, në një bankë dixhitale është i gjatë dhe i mbushur me sfida dhe shpeshherë është teknologjia ajo që bën diferencën. Mund të them e bindur se teknologjia që zotëron iute Group, është e një standardi maksimal evropian: shembull i qartë është certifikimi ISO/IEC 27001, lidhur me Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit. Të dhënat e klientëve mbrohen përmes kontrolleve të përcaktuara të aksesit, arkitekturës së sigurt të sistemit, ekriptimit, regjistrimit dhe monitorimit të vazhdueshëm, duke siguruar që informacioni të aksesohet në mënyrë strikte, në bazë të nevojës për të patur informacion.”

iute Albania përpunon të dhënat personale në përputhje me GDPR dhe legjislacionin kombëtar në fuqi, duke aplikuar minimizimin e të dhënave, kufizimin e qëllimit dhe kontrollet e ruajtjes gjatë gjithë ciklit jetësor të informacionit. Të gjitha palët e treta me qasje në të dhënat e klientëve i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë së furnizuesit dhe detyrimeve kontraktuale, në përputhje me kërkesat ISO 27001. Kontrollet e sigurisë së informacionit testohen, auditohen dhe përmirësohen vazhdimisht për të ruajtur qëndrueshmërinë, pajtueshmërinë rregullatore dhe besimin e klientit.

“Kur flasim për mbrojtjen e të dhënave të klientit, duhet të përmendim patjetër edhe punën e jashtëzakonshme që është bërë nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike si dhe nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të cilët gjej rastin për t’i falenderuar për bashkëpunimin” – tha Çela.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography