Kthehu pas

Çfarë kanë të përbashkët FinTech dhe Moda?

Lajme

Kur mendoni për fintech, mendja juaj mund të hidhet drejt algoritmeve komplekse dhe teknologjisë më të avancuar. Moda, nga ana tjetër, sjell imazhe të sfilatave dhe dyqaneve me stil. Po sikur këto dy botë në dukje të  ndryshme do të kishin më shumë të përbashkëta nga sa duket?

Tashmë iute ka zhvilluar një strukturë të re që bashkon këto dy botë, duke u ofruar bizneseve të industrisë së modës dhe jo vetëm, një mundësi unike partneriteti. Kjo nismë është vendosur të ndryshojë mënyrën se si kompanitë i qasen shitjeve, si në dyqan ashtu edhe online.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për bizneset që të rrisin të ardhurat nga shitjet dhe kjo vlen edhe për klientët që shkojnë fizikisht në dyqane por edhe për ata që preferojnë të blejnë online”, thotë Erkin Qiraxhi, drejtuesi i Departamentit të Shitjeve për Modën dhe sektorët e tjerë. “Në këtë mënyrë, biznesi ka mundësi të shtojë klientë të rinj, të rrisë mesataren e blerjeve, por mbi të gjitha, të krijojë një avantazh konkurrues në treg. Jo vetëm kaq, por në terma marketing, sipërmarrësit do të përfitojnë pa asnjë kosto shtesë, nga komunikimet e përbashkëta marketing që kompania jonë zhvillon.”

Ai komenton edhe blerjet me këste si një trend global: “Qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë produkte me këste të vogla, pa interes dhe pa kosto të fshehura, duke u kujdesu kështu për financat e tyre personale. Ky është një format që funksionon në të gjithë Evropën Perëndimore dhe në SHBA, ku kompanitë e industrisë fintech sjellin gjithmonë risi dhe inovacion. Kujtojmë se kompani lider në fintech si PayPal, Klarna dhe Scalapay, ofrojnë metodën e pagesave “Bli tani, paguaj më vonë” duke bashkëpunuar me gjigandët e industrisë së modës.”

Ky partneritet nuk u ofron bizneseve vetëm një rrjedhë të re të ardhurash; është një shans për të shfrytëzuar një prirje globale që tashmë është dëshmuar e suksesshme në Evropë dhe SHBA. Duke e bërë më të lehtë për klientët të blejnë gjërat që duan, bizneset mund të rrisin besnikërinë dhe të dalin në pah në një treg të mbushur me njerëz. Qofshin këta fanatikë të modës që kanë si pasion “shopping” apo qytetarë të thjeshtë që do të ndryshojnë garderobën, të gjithë do të kenë mundësinë të blejnë tani dhe të paguajnë më vonë, pa u stresuar shumë për shpenzimet.

Pra, çfarë kanë të përbashkët fintech dhe moda? Në rastin e bashkëpunimit me iute, është fuqia për të transformuar përvojën e blerjeve, duke e bërë atë më të aksesueshme dhe shpërblyese për të gjithë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Samsung Galaxy S25 Refurbished: Flagship Performance for 60,850 Lekë

Want a flagship phone without paying flagship prices? The Samsung Galaxy S25 refurbished is now on iuteMarket for a iute price of 60,850 Lekë (regular price 62,999 Lekë), 11% below its list price of 67,999 Lekë. Pay in 4 instalments from 15,213 Lekë a month with Smart 0%, spread it over up to 48 instalmentslexo më shumë
iuteMarket

Samsung Galaxy S25 i rinovuar: performancë premium për 60,850 Lekë

Dëshiron një telefon Samsung të nivelit të lartë, pa paguar çmimin e një pajisjeje të re? Samsung Galaxy S25 i rinovuar është tani në iuteMarket me çmim iute 60,850 Lekë (çmimi i rregullt 62,999 Lekë), 11% më lirë se çmimi i listës 67,999 Lekë. Paguaje me 4 këste duke filluar nga 15,213 Lekë në muajlexo më shumë
iuteMarket

Udhëzues kundër mashtrimit: mashtrimet më të zakonshme dhe rregullat që mund t’ju shpëtojnë

“Vetëm një telefonatë” mund të kushtojë mijëra lekë. Si të shmangni mashtrimet Mashtrimet telefonike dhe online janë bërë një problem i përditshëm  sot dhe viktimat janë njerëz të zakonshëm – pensionistë, të rinj , punonjës . Kushdo mund të jetë shënjestër. Autoritetet si Banka e Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Policia elexo më shumë