Këshillues klienti për riskun
Për të aplikuar në këtë pozicion, dërgoni CV tuaj në
Përgjegjësitë dhe detyrat:
• Mblidh të gjithë detyrimet në vonesë dhe monitoron në mënyrë strikte çdo rast të dhënë.
• Komunikon me debitorin në lidhje me detyrimet në vonesë dhe kryen telefonata hyrëse dhe dalëse.
• Verifikimi i të dhënave të debitorit, të dhënat demografike dhe telefonike dhe shtimi i informacionit të tjera shtesë për secilin rast nëse do të jetë e nevojshme.
• Ndërmerr veprime për debitorin pa asnjë të dhënë/debitorë që nuk përgjigjen në telefon.
• Identifikon arsyet e mos-pagimit të kredisë dhe propozon alternativa zgjidhje për të kryer pagesën e detyrimit në vonesë (marrëveshje për pagesa të kësteve, alternativa të tjera të konfirmuara me Zyrat Qendrore ICA).
• Vendos në sistem çdo komunikim me klientin.
• Trajton secilën çështje të veçantë tek “Special Case Report” dhe e raporton tek drejtuesi respektiv.
• Kryen detyra të tjera që i caktohen nga eprori.
• Këshillon menaxhimin lidhur me efektivitetin e strategjive të mbledhjes së borxhit për portofolë të ndryshme kredie.
Njohuri / Aftësi:
• Eksperiencë e vërtetuar si mbledhës borxhi.
• Eksperiencë në punë me target dhe afate.
• Njohuri të MS Office dhe databazave.
• Komunikim të shkëlqyer dhe aftësi shoqërore.
• Aftësi shumë të mira negociuese dhe bindëse.
• Aftësi për të qenë të sjellshëm dhe ndjeshëm pa prekur besimin.
• Dëgjimi: Është e rëndësishme të dëgjoni, nëse klienti është në borxh me IuteCredit, kjo do të ndihmojë mbledhësin e borxheve të përcaktojë një zgjidhje për klientin.
• Negocimi: Punon me klientët për të bërë një plan ripagimi.
• Komunikimi: Pjesa më e madhe e komunikimit është në telefon me debitorin; është e nevojshme të keni komunikim shumë të mirë.
• Këmbëngulje: Mbledhësit e suksesshëm të borxhit nuk pranojnë jo për përgjigje.
Edukimi / Eksperienca e kërkuar:
• Diplomë Universiteti në Drejtësi, Ekonomik, Marketing, Biznes.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.