Çfarë ndodh nëse nuk paguhet kësti në kohë?

Në rast se këstet e kredisë nuk paguhen në kohë, institucioni fillon të aplikojë penalitete, të cilat, në asnjë rast, nuk e kalojnë vlerën prej 30% të këstit/ kësteve të papaguara të kredisë deri në përfundim të kontratës. Penalitetet janë të përcaktuara në kontratë dhe në listën e çmimeve të publikuara në faqen web dhe degët tona.

Çfarë ndodh nëse nuk paguhet kredia?

Në rast se Klienti ka ndonjë vonesë në pagesën e ndonjë prej detyrimeve të tij sipas Kontratës së Kredisë Specifike për më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë, Kredidhënësi ka të drejtë të ndërpresë Kontratën e Kredisë Specifike dhe/ose çdo kontrate tjetër në fuqi dhe të kërkojë nga Klienti të shlyejë menjëherë kredinë(të) e papaguara, interesin(et), tarifat, kamatëvonesat, penalitetet dhe pretendimet e tjera që rrjedhin nga Kontrata e Kredisë Specifike dhe/ose ndonjë kontrate tjetër brenda 3 (tre) ditë pune nga marrja e një njoftimi përkatës nga Kredidhënësi. Ndërprerja e Kredisë në mënyrë të njëanshme nga Kredidhënësi i nënshtrohet një normë të aplikueshme për humbjet financiare nga ndërprerja e kontratës baraz me 15% të principalit të gjithe kesteve te ardhshme duke nisur nga data e mbylljes se kontrates.

Pas ndërprerjes së kontratës/kontratave, Institucioni delegon mbledhjen e detyrimeve në vonesë, institucioneve të mbledhjes së detyrimeve në vonesë, të cilat operojnë në emër të IuteCredit Albania sipas përcaktimeve të kontratave të bashkëpunimit: D & A Fin Partner Sh.P.K.; Consulting Company Sh.P.K; CLO Integrated Solutions Sh.P.K.; Legus Consulting Sh.P.K.; Angelus Lex Sh.P.K; ES Credit Solution Sh.P.K; Elite Consulting Sh.P.K; L & K Debt Collection Services Sh.P.K; Consulting House Sh.P.K; Daily Consulting Sh.P.K.”

Raportimi në Regjistrin e Kredive

Si një institucion financiar i licencuar dhe i monitoruar nga Banka e Shqipërisë, iute raporton çdo ditë në Regjistrin e Kredive, i cili menaxhohet nga Banka e Shqipërisë. Është e rëndësishme që klienti të paguajë kredinë në kohë, pasi çdo vonesë ndikon në statusin e kredisë së klientit, si më poshtë:

Status 0 (0-30 ditë vonesë)
Status 1 (31-90 ditë vonesë)
Status 2 (91-180 ditë vonesë)
Status 3 (181-360 ditë vonesë)
Status 4 (mbi 360 ditë vonesë)
Status 5 (kur kredia mbyllet plotësisht)
Status 6 (mbi 360 ditë vonesë, kur institucioni e konsideron kredinë si të fshirë nga bilanci dhe ky status nuk ndryshon edhe nëse klienti paguan detyrimin e tij).

Statusi i Kredive në Regjistrin e Kredive - Çfarë duhet të dini?

Informacion per Statusin ne regjistrin e kredive

Çfarë është Statusi 1 në Regjistrin e Kredive?

Statusi 1 vendoset kur klienti eshte mbi 30 ditë vonesë në pagesën e këstit të kredisë. Ky status tregon se kredia ka filluar të përkeqësohet dhe konsiderohet rrezik i moderuar për institucionet financiare.

Pse dëmton?

Ul ndjeshëm mundësinë për të marrë kredi të reja
Sepse tregon se klienti ka hyrë në vonesë te vazhdueshme
Mund të ndikojë negativisht në vlerësimin e riskut dhe kushtet e financimit në të ardhmen ne te gjitha Institucionet Financiare

Si të shmanget?

Paguani këstet e vonuara sa më shpejt për të rikthyer statusin normal ne Rregjistrin e Kredise dhe për të parandaluar kalimin në Statusin 4 (kredi e humbur). Edhe nese nuk e paguat kestin ne diten e 30 te voneses ju jeni ne kohe ta riparoni ate.

Çfarë është Statusi 4 (Kredi e Humbur)?

Statusi 4 vendoset kur kontrata e kredisë me Iute mbyllet ne menyre te njeanshme, edhe nëse klienti ka vetëm 90 ditë vonesë. Në këtë rast, kredia klasifikohet sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë si kredi me rrezik të lartë (kredi e humbur) dhe raportohet me Statusin 4 në Regjistrin e Kredive.

Pse dëmton?

Klienti nuk mund të marrë kredi të reja në asnjë institucion financiar
Statusi qëndron në historikun e Regjistrit të Kredive për 5 vite

Si të shmanget?

Paguani këstet e vonuara perpara mbylljes së kontratës për të ruajtur historikun tuaj kreditor dhe për të shmangur klasifikimin në Statusin 4 ne Rregjistrin e Kredive.

Kryeni Ristrukturimin e kredise perpara se te merrni kete status.

Çfarë është ristrukturimi i kredisë?

Ristrukturimi është ndryshimi i kushteve të kredisë për t’ju ndihmuar kur keni vështirësi të përkohshme financiare.

A më ndihmon ristrukturimi të shmang Statusin 4?

Po. Nëse respektoni kushtet e reja të pagesës, kredia nuk kalon në Statusin 4, por raportohet me Statusin 2.

Nëse më pas:

paguani rregullisht për 9 muaj radhazi sipas planit të pagesës, statusi përmirësohet në Statusin 1;
pas 9 muajsh të tjerë pagesa korrekte, statusi përmirësohet në Statusin 0.
Nëse kredia shlyhet plotësisht, ajo kalon në Statusin 5 (kredi e mbyllur).

Në këtë mënyrë, ju përmirësoni historikun tuaj kreditor dhe bëheni përsëri më të përshtatshëm dhe më të besueshëm për financim nga institucionet financiare.