Kthehu pas

Si mund të ndikojë teknologjia AI në FinTech? iute, pjesë e eventit Tirana Tech Meet Up nga Startup Albania

Evente

Si pjesë e industrisë FinTech, nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes sonë, të gjitha eventet e dedikuara ndaj teknologjisë, ndaj këtë javë, iute ishte pjesë e eventit Tirana Tech Meet Up, e organizuar nga Startup Albania. iute zgjodhi të jetë sponsor zyrtar i një eventi që i dedikohej teknologjisë AI dhe zhvillimeve të fundit në tregun global. Por si mund të ndikojë teknologjia AI në industrinë FinTech?

Kjo pyetje iu drejtua profesorit shqiptar Visar Berishës, ekspert i komercializmit dhe pedagog pranë Arizona State University. Berisha cilësoi rëndësinë e zhvillimeve teknologjike në industrinë Fintech dhe mbi të gjitha, rëndësinë e eventeve të tilla në Tiranë, në dobi të komunitetit të biznesit në vend. “Mendoj se ka shumë potencial që AI të fuqizojë klientët individualë për të marrë vendime më të mira finaniare dhe për të zhvilluar mjete të reja FinTech, vendime mbi mënyrën e shpenzimit të parave, vendime se ku dhe si të kërkojnë financim. Evente si Tirana Tech Meet Up, janë shumë të rëndësishme për të fuqizuar zhvilluesit dhe inovatorët individualë për të shfrytëzuar AI dhe mbi të gjitha, për të zhvilluar produkte të reja nga të cilat mund të përfitojë i gjithë rajoni. Në Ballkan ka shumë potencial për të zhvilluar mjete dhe koncepte AI.”

Në këtë event, ishin pjesëmarrës qindra profesionistë të rinj të industrive të ndryshme, që kanë dëshirë të dëgjojnë dhe mësojnë më shumë mbi zhvillimet teknologjike në tregun global. Për iute, ishte një kënaqësi, të ishte sponsor zyrtar i një eventi që i dedikohet teknologjisë, zhvillimit dhe inovacionit dhe që hedh dritë mbi të ardhmen e ndritur.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography