Kthehu pas

Risjellim Jaanipäev, ditën estoneze të verës në Shqipëri!

Evente
festo veren estoneze me iute

Për vendin nordik të Estonisë, vera nis në fund të qershorit. Pikërisht në këtë kohë dita shtrihet më shumë drejt natës dhe natyra fillon e çel. Jaanipäev është një nga festat më të vjetra estoneze dhe kompania estoneze Fintech iute ka vendosur ta sjellë këtë traditë në Shqipëri.

Më datën 24 qershor, nga ora 9 e paradites deri në 12 të natës, iute fton të gjithë të bashkohen në festimet estoneze të verës te fushat e tenisit në Parkun e Liqenit Artificial, Tiranë.

Në këtë festë të mrekullueshme do të ketë shumë argëtim për familjet. Aktivitete të ndryshme do të jenë në dispozicion për të gjithë të pranishmit. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të krijuar kujtime të paharrueshme.

Për të bërë festën më të veçantë, Iute ka ftuar disa DJ të njohur shqiptarë, të cilët do të ofrojnë muzikë të shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës. Truman, Floross, Hektor Jubani, Meke, dhe ChrisV janë disa prej emrave të famshëm në skenën muzikore shqiptare dhe ata do të sigurojnë që festa të kalojë në ritmin e muzikës më të mirë.

Përveç muzikës, partnerët e Iute do të zbulojnë disa surpriza për të gjithë pjesëmarrësit. Për më tepër, aktivitete të veçanta do të zhvillohen duke përfshirë konkurse dhe dhurata të çmuara për fituesit. Kjo është një mundësi e fantastike për të përfituar nga promovimet, ofertat dhe dhuratat që do të jenë në dispozicion në këtë festë.

Iute fton të gjithë që të bashkohen në këtë festë të jashtëzakonshme dhe të përjetojnë një ngjarje unike të kulturës estoneze në Tiranë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose

Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime

Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare

Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme

Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime