Kthehu pas

iute prezanton mundësi zhvillimi në panairet e punës për të rinjtë në Peshkopi & Gjirokastër.

Evente
iute gjirokaster

Javën e kaluar u organizuan disa evente frymëzuese në rrugëtimin e fuqëzimit të të rinjve. Qytetet e Peshkopisë dhe Gjirokastrës ishin mikpritëse të Panaireve të Punës të organizuara nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, nën kujdesin e Ministres Znj. Bora Muzhaqi. Në bashkëpunim me Bashkitë lokale, panairet synonin të nxisnin të rinjtë drejt një të ardhmeje më të ndritur, duke lidhur aktorët vendas dhe kombëtarë si iute Shqipëri me aspiratat e të rinjve.

Në kuadër të “këndeve të informacionit” iute prezantoi një mori me mundësi praktikash dhe punësimi për të pranishmit, edhe në prezencën e Zv. Kryeministres znj. Belinda Balluku dhe Ministres së Mjedisit dhe Turizmit Znj. Mirela Kumbaro, të cilat ju kushtuan rëndësi të dy eventeve në Peshkopi dhe Gjirokastër, duke vizituar stendat e iute dhe duke rikonfirmuar angazhimin e qeverisë për fuqizimin e të rinjve.

Përfaqësuesit e iute prezantuan edhe zgjidhje financiare dhe burime të përshtatura për të nisur udhëtimet e tyre sipërmarrëse ose për të ndjekur arsimin e mëtejshëm. Suksesi i jashtëzakonshëm i Panairit të Punës në Peshkopi dhe Gjirokastër nënvizon fuqinë transformuese të bashkëpunimit dhe mundësive. Duke ofruar platforma për dialog, lidhje dhe fuqizim, këto ngjarje hedhin bazat për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë.

Për ata që nuk paten mundësi të ndjekin këto panaire, i ftojmë të na ndjekin në vazhdim për të zbuluar mundësi dhe iniciativa për fuqizimin e të rinjve që iute ofron në rrugët e tyre drejt suksesit.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography