Kthehu pas

iute, gjithmonë në mbështetje të inovacionit dhe sipërmarrjes

Evente

Nëse flasim për frymën e sipërmarrjes dhe inovacionin, iute do të jetë gjithmonë aty. Këtë herë ne ishim sponsorë zyrtarë të eventit “Get In The Ring Albania”, pjesë e strukturës zyrtare të “Get In The Ring Global”, me qendër në Holandë.

GITR është një koncept që sjell në skenë sipërmarrësit që duan të prezantojnë kompaninë e tyre në formatin “start-up”, për të kërkuar mentorim, mbështetje financiare dhe promovim të të gjitha llojeve. Në një “ring”, sipërmarrës të ndryshëm, pavarësisht moshës, gjinisë apo prejardhjes kulturore, u përballen dhe sfiduan njëri-tjetrin, duke treguar cilësitë dhe karakteristikat e ideve të tyre të biznesit. Vlerësimi u bë nga juria, duke gjykuar për: prezantimin fillestar, ekipin, arritjet, modelin e biznesit dhe thirrjen për veprim.

E gjeni dot kush ishte pjesë e jurisë në këtë event? Po ashtu është, ishte CEO i iute, Z. Akan Ajdini, i cili si gjithmonë me karizmën e tij u përcolli mesazhe të rëndësishme konkurrentëve, duke i ftuar ata të punojnë, të përmirësohen dhe të luftojnë për të arritur ëndrrat e tyre.


Fituesi ishte një surprizë: vetëm 17 vjeç, Geart Ferhati me projektin Swaper, një ide inovative që bashkoi teknologjinë AI me studimin dhe të mësuarit.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography