Kthehu pas

iute dhe super kampionia Luiza Gega në Kupën e Republikës

Evente

Në datën 18 Maj, në stadiumin Elbasan Arena, u zhvillua Kupa e Republikës në Atletikë për vitin 2024 dhe iute ishte përsëri aty në mbështetje të sportit dhe mirëqënies. Një ditë e gjatë e mbushur me plotë garë, sfida dhe emocion, që nxori në pah edhe një herë, sportistë më të mirë dhe më të përgatitur të vendit.

Qindra atletë sfiduan njëri-tjetrin në disiplina të ndryshme sipas baterive të përcaktuara për meshkuj dhe femra në: hedhje e shtizës, hedhje e gjyles, hedhje e diskut, kërcim së larti, kërcim së gjati, gara të shpejtësisë për 100, 200 dhe 400 metra, gara të rezistencës për 1500, 3000 dhe 5000 metra apo edhe stafeta. Ekipet më të dalluara në këtë kompeticon ishin klubet sportive të Tiranës, Partizanit, Vllaznisë dhe Skërnderbeut.

Edhe një herë tjetër, atletja më e spikatur e eventit ishte kampionia jonë Luiza Gega, imazhi i markës sonë dhe simbol i punës, sakrificës e pasionit. Për të disatin vit radhazi, Luiza arrin të thyejë rekordet që po ajo vetë ka vendosur dikur. Këtë të shtunë, kampiona e Europës garoi në disiplinat 1500 metra dhe 5000 metra, me kohët 4:15:01 dhe 16:20:04, duke dhënë edhe një herë një shembull ideal të profesionializmit për brezat e rinj.

Ashtu si në sport, edhe në biznes shpeshherë logjika mbetet e njëjtë: duhet çdo ditë të bëhesh më i mirë për të arritur objektivat, e ashtu si Luiza, edhe iute përpiqet çdo ditë të ofrojë shërbime më të mira për klientët e saj.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography