Kthehu pas

iute dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë vazhdojnë iniciativën fisnike të Dhurimit të Gjakut

Evente

Më 19 shtator, iute bashkë me Kryqin e Kuq të Shqipërisë organizuan aktivitetin e përsëritur të dhurimit të gjakut. Kjo nismë, e cila është kthyer në një traditë kuptimplotë, mblodhi së bashku punonjës nga e gjithë kompania, për të dhuruar gjak dhe për të mbështetur njerëzit në nevojë. Aktiviteti i dhurimit të gjakut, nënvizon përkushtimin e iute për të nxitur një kulturë në vendin e punës ku inkurajohet dhe vlerësohet kontributi në komunitet. Çdo njësi gjaku e dhuruar ka potencialin për të shpëtuar jetë të shumta, duke ofruar mbështetje jetike për pacientët që kanë nevojë për transfuzion, nga viktimat e traumës deri tek ata që luftojnë me sëmundje kronike të gjakut.

Kryqi i Kuq i Shqipërisë shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e vazhdueshëm të iute, duke theksuar rëndësinë e dhurimit të vazhdueshëm të gjakut në adresimin e mungesave të vazhdueshme në të gjithë vendin. Dhurimet e gjakut, jo vetëm që ndihmojnë në plotësimin e nevojave të menjëhershme për gjak, por gjithashtu rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimeve të rregullta.

Kjo nismë është pjesë e strategjisë më të gjerë të përgjegjësisë sociale të kompanisë iute. Duke inkurajuar punonjësit të marrin pjesë në këto nisma rregullisht, iute jo vetëm që mbështet OJF si Kryqi i Kuq i Shqipërisë të cilat shpëtojnë jetë, por gjithashtu nxit një kulturë ndjeshmërie, kujdesi dhe përgjegjësie brenda organizatës.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Samsung Galaxy S25 Refurbished: Flagship Performance for 60,850 Lekë

Want a flagship phone without paying flagship prices? The Samsung Galaxy S25 refurbished is now on iuteMarket for a iute price of 60,850 Lekë (regular price 62,999 Lekë), 11% below its list price of 67,999 Lekë. Pay in 4 instalments from 15,213 Lekë a month with Smart 0%, spread it over up to 48 instalmentslexo më shumë
iuteMarket

Samsung Galaxy S25 i rinovuar: performancë premium për 60,850 Lekë

Dëshiron një telefon Samsung të nivelit të lartë, pa paguar çmimin e një pajisjeje të re? Samsung Galaxy S25 i rinovuar është tani në iuteMarket me çmim iute 60,850 Lekë (çmimi i rregullt 62,999 Lekë), 11% më lirë se çmimi i listës 67,999 Lekë. Paguaje me 4 këste duke filluar nga 15,213 Lekë në muajlexo më shumë
iuteMarket

Udhëzues kundër mashtrimit: mashtrimet më të zakonshme dhe rregullat që mund t’ju shpëtojnë

“Vetëm një telefonatë” mund të kushtojë mijëra lekë. Si të shmangni mashtrimet Mashtrimet telefonike dhe online janë bërë një problem i përditshëm  sot dhe viktimat janë njerëz të zakonshëm – pensionistë, të rinj , punonjës . Kushdo mund të jetë shënjestër. Autoritetet si Banka e Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Policia elexo më shumë