Kthehu pas

iute Albania, pjesë e Balkan Payment Forum Tirana 2026

Evente

Në datën 14 Maj 2026, pranë ambjenteve të Hotel Rogner në Tiranë, u zhvillua Balkan Payment Forum nga Pro Money: një event i dedikuar mbi zhvillimin e pagesave digjitale në rajon dhe më tej. Me pjesëmarrjen e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, përfaqësuesve të lartë të Bankës së Shqipërisë, ekspertëve ndërkombëtare dhe drejtuesve të lartë nga banka, institucione rregullatore, fintech, kompani pagesash dhe institucione financiare nga afro 30 vende të ndryshme, BPF rezultoi një takim shumë i suksesshëm për industrinë e financave digjitale në Shqipëri dhe vendet fqinje.

Ka një arsye se përse themeluesja dhe CEO e Pro Money, Karolina Aleksandrova, zgjodhi Ballkanin dhe Tiranën për të zhvilluar eventin e radhës mbi botën fintech: në Shqipëri ka zhvillime të shkëlqyera në industrinë e financave digjitale dhe iute është një shembull i mirë, si pjesë e iute Group, një grup bankar dixhital që ofron shërbimet e saj për mijëra qytetarë në Evropën Juglindore.

Përfaqësuese e iute Albania në Balkan Payment Forum ishte Zj. Stela Shkodrani, në panelin e titulluar “What’s up in payments?”, Drejtore e Departamentit Ligjor dhe të Përputhshmërisë (Chief Legal and Compliance Officer) për iutePay, ku ndau eksperiencën e saj të vyer në #fintech dhe dha opinionin e saj mbi disa pika kyçe të zhvillimit të industrisë. Gjatë panelit, ajo theksoi se e ardhmja e pagesave në Ballkanin Perëndimor do të formësohet nga shpejtësia, thjeshtësia, ndërveprueshmëria dhe besimi i klientëve. Sipas saj, konsumatorët sot presin që pagesat të jenë po aq të menjëhershme dhe intuitive sa dërgimi i një mesazhi, ndaj edhe ekosistemi financiar duhet të evoluojë në përputhje me këto pritshmëri.

Ajo gjithashtu nënvizoi se pagesat e menjëhershme nuk janë më vetëm një ambicie teknologjike, por po shndërrohen në një ndryshim të sjelljes së konsumatorëve. Sipas saj, sfida reale qëndron në krijimin e zgjidhjeve që klientët i zgjedhin natyrshëm në jetën e tyre të përditshme, duke garantuar njëkohësisht ndërveprueshmëri të fortë mes fintech-eve, bankave, tregtarëve dhe gjithë infrastrukturës financiare.

“Në iute, besojmë se po luajmë një rol kyç në përshpejtimin e këtij transformimi, duke u fokusuar vazhdimisht te shërbimet e menjëhershme të pagesave, inovacioni i udhëhequr nga sjellja e klientit dhe zgjerimi i pranimit të pagesave nga tregtarët. Synimi ynë nuk është thjesht të ofrojmë një tjetër metodë pagese, por të bëhemi zgjedhja e parë e klientëve për pagesa të menjëhershme — një zgjidhje e thjeshtë, e besueshme dhe gjithmonë e disponueshme kur ata kanë nevojë.” Vizioni ynë është i qartë: kur njerëzit mendojnë për një pagesë apo një shërbim financiar të menjëhershëm dhe të besueshëm, duam që iute të jetë emri i parë që u vjen në mendje”, – u shpreh Zj. Stela Shkodrani.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Laptopi i duhur për ty: Çfarë duhet të dish para se të blesh

Të blesh një laptop nuk do të thotë me patjetër të krahasosh një pafundësi me specifika teknike. Zgjidhja më e mirë varet nga qëllimi i përdorimit, softëare që të duhet dhe buxheti që dëshiron të shpenzosh.   Qoftë Mac apo Windows pc, fokusohu si fillim më shumë se për çfarë të duhet ky laptop dhe jolexo më shumë
iuteMarket

Gati për në shkollë: Lista e plotë për rikthimin në shkollë!

Një viti i suksesshëm shkollor fillon me prgatitje të mira. Teknologjia e duhur, një ambient studimi i mirëorganizuar dhe një mjedis i rehatshëm shtëpiak mund t’i ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët të jenë më të përqendruar, të qetë dhe gati për rutinën e shkollës.   Për familjet në Shqipëri, iuteMarket bën bashkë mjetet kryesore për rikthimin nëlexo më shumë
iuteMarket