Kthehu pas

iute Albania në workshop-in e IFC: Shërbime financiare dixhitale dhe financa të integruara

Evente

Më 31 mars 2026, iute Albania ishte pjesë e workshop-it të dedikuar mbi e-KYC dhe e-signature, “Digital Financial Services and Embedded Finance” ose “Shërbime financiare digjitale dhe financa të integruara”, i organizuar nga International Finance Corporation (IFC), në partneritet me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Shoqatën Shqiptare të Mikrofinancës, me qëllim rritjen e bashkëpunimit për të mbështetur përpjekjet e anëtarëve drejt digjitalizimit.

Gjatë workshop-it, IFC prezantoi një studim të fundit që evidenton zhvillimet në fushën e identifikimit elektronik të klientit (e-KYC) dhe përdorimit të nënshkrimeve elektronike në Shqipëri, duke treguar progres të qëndrueshëm, por edhe sfida të rëndësishme strukturore dhe rregullatore.

Studimi, i realizuar në tetor 2025 mbi institucionet financiare bankare dhe jobankare, tregon se adoptimi i e-KYC mbetet i pabarabartë. Ndërkohë që bankat po ecin më me kujdes, duke sjellë një nivel të përgjithshëm adoptimi prej vetëm 55%, institucionet fintech kryesojnë me rreth 80% përdorim.

Verifikimi biometrik tashmë është standard në shumicën e institucioneve fintech, ndërsa bazat e të dhënave të identitetit digjital përdoren nga rreth 75% e tyre. Megjithatë, integrimi më i gjerë, veçanërisht me databazat shtetërore si e-Albania, mbetet i kufizuar për shkak të mungesës së aksesit. Sa i përket nënshkrimit, nënshkrimet elektronike të kualifikuara (QES) dominojnë me 47%, duke reflektuar besueshmërinë e tyre.

Workshop-i theksoi se nënshkrimet elektronike, nga ato të thjeshta deri te ato të kualifikuara, po transformojnë transaksionet dixhitale në sektorin financiar, duke vënë në dukje se një qasje e bazuar në risk është më e rëndësishme sesa një hierarki e ngurtë.

Raporti i prezantuar shpjegoi se nënshkrimi nuk është thjesht një formalitet, por një proces që siguron identitetin, qëllimin dhe integritetin e dokumentit. Ky koncept i ekuivalencës funksionale është baza e rregulloreve moderne, duke nënkuptuar se nënshkrimet elektronike mund të kenë të njëjtin efekt ligjor si ato të shkruara me dorë, kur këto funksione plotësohen.

iute kontribuoi në mënyrë aktive me perspektivën e saj gjatë workshop-it dhe u angazhua në diskutime kyçe me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (AFIU) dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke theksuar rëndësinë e miratimit të projektligjit të ri “Për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besuara dhe Portofolin e Identitetit Digjital”.

Një nga arritjet më domethënëse në iute është pikërisht integrimi i firmës elektronike të kualifikuar QES përmes Evrotrust, e cila i jep çdo kontrate dixhitale të njëjtën vlerë ligjore si nënshkrimi fizik. Kjo teknologji është përdorur për mbi 125 mijë kontrata që klientët e iute i kanë nënshkruar nga celulari i tyre, me mbulim 96.10%, me objektivin për të arritur 98% në vitin 2026. Ndërkohë, mijëra qytetarë kalojnë edhe procesin e regjistrimit digjital në aplikacion, me objektivin që në vitin 2026 të tejkalohet kufiri 50%.

Diskutimet gjithashtu nënvizuan nevojën për mbështetje të vazhdueshme nga AFIU dhe Banka e Shqipërisë për të nxitur njohjen dhe adoptimin e identifikimit elektronik dhe nënshkrimeve elektronike nga të gjithë aktorët e tregut, si dhe për të siguruar aksesin ne databazat shtetërore si e-Albania, me qëllim përmirësimin e cilësisë së të dhënave dhe ofrimin e proceseve më të shpejta dhe më efikase për klientët.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography