Kthehu pas

iute Albania në Balkonnect 2026: e ardhmja e pagesave dixhitale

Evente

Në datën 22 Maj, iute Albania ishte pjesë e eventit Balkonnect, një event që i dedikohet zhvillimit të biznesit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Në panelin e emërtuar “Fintech & Open Banking in SEE”, iute u përfaqësua nga Jonida Çela, CEO e iutePay, e cila ndau eksperiencën dhe perspektivën e saj mbi evolucionin e financave dixhitale. Kjo tryezë diskutimi mblodhi bashkë disa ekspertë të industrisë që diskutuan mbi të ardhmen e pagesave dixhitale dhe transformimin që po kalon ky ekosistem në rajonin e Ballkanit.

Diskutimi u fokusua në disa nga zhvillimet më të rëndësishme që po formësojnë industrinë financiare sot: u fol gjatë për konceptin e bankingut të hapur, për zhvillimet teknologjike në industrinë financiare, për evoluimin e pagesave dixhitale, për modernizimin e infrastrukturës së pagesave, qëndrueshmërinë operacionale dhe të ardhmen e shërbimeve financiare të integruara etj. Gjithashtu, u nënvizua edhe rëndësia e bashkëpunimeve strategjike mes institucioneve financiare dhe mbi të gjitha, përshtatja e produkteve financiare dixhitale me kërkesat dhe nevojat e klientit.

Gjatë panelit, u diskutua edhe mbi transformimin e tregut shqiptar gjatë dy dekadave të fundit: nga një ekosistem kryesisht i bazuar në cash, drejt një mjedisi gjithnjë e më të dixhitalizuar dhe të orientuar drejt inovacionit, i mbështetur nga modernizimi i rregullatorit, rritja e pagesave elektronike, zhvillimi i portofolëve dixhitalë dhe pjesëmarrja në rritje e kompanive fintech.

Një përfundim i rëndësishëm nga diskutimi ishte se e ardhmja e open banking në Shqipëri dhe në rajonin e Europës Juglindore do të varet në masë të madhe nga ndërveprimi mes aktorëve të tregut, standardet e përbashkëta, infrastruktura e ndërtuar mbi API universal dhe bashkëpunimi i besueshëm në të gjithë ekosistemin. Shmangia e fragmentimit dhe ndërtimi i besimit te klientët do të jenë elementë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve financiare digjitale.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u përqendrua gjithashtu te realiteti operacional pas infrastrukturës së pagesave, aty ku Çela komentoi: “Duhet theksuar fakti se ekosistemet e suksesshme fintech nuk ndërtohen vetëm mbi teknologjinë, por edhe mbi procese të forta operacionale, infrastrukturë të sigurt, standardizim, kapacitete të sakta rakordimi dhe bashkëpunim të ngushtë mes rregullatorëve, bankave, EMI-ve dhe kompanive fintech.

“Mirënjohje për organizatorët, për pjesëmarrësit, për panelistët e tjerë dhe për diskutimet me vlerë e shkëmbimin e ideve mbi të ardhmen e fintech dhe financave dixhitale në rajonin tonë.” – tha Jonida Çela në përfundim të Balkonnect 2026.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography