Kthehu pas

Kjo fundjavë ishte “vibe”! iute shkon në plazh në eventin “Enter on the beach”

Evente

Plazhi më i mirë në Shqipëri, muzikë e mirë nga DJ vendas dhe njerëz të bukur që festojnë… këto janë vetëm disa nga detajet e një fundjave fantastike që kaloi Shqipëria në plazhin e Drimadhës, Vlorë. E gjithë fundjava ishte “një vibe”, njësoj si koncepti që iute ka krijuar për të kombinuar industrinë e argëtimit me më të mirat e industrisë fintech. FinTech mund të bëjë shumë gjëra të mira për argëtimin, festat dhe rininë, dhe iute po udhëheq këtë risi falë teknologjisë që e karakterizon.

Këtë herë iute ishte sponsori zyrtar i një festivali fantastik të muzikës elektronike, i cili tashmë është bërë traditë për Shqipërinë: më shumë se 14 artistë të ndryshëm luajtën muzikën e tyre për qindra të rinj që kërcyen për orë të tëra, në një fundjavë të paharrueshme. iute prezantoi para publikut 2 nga produktet e saj novatore: kredinë me interes 0% dhe pagesat digjitale me kode QR.


Para së gjithash: kredia nuk ka arsye të jetë tabu. iute dëshiron të rrëzojë një mit, që thotë se shërbimet financiare janë të shtrenjta dhe shërbejnë vetëm për zgjidhjen e problemeve. A ka shërbime financiare të lira? Po, me iute mund të merrni deri në 50 000 lekë, me 0% interes. A mund ta merrni këtë kredi për t’u argëtuar? Po, është një mënyrë alternative për t’u argëtuar me një buxhet të ulët. Shumë shpejt qytetarët shqiptarë do të kuptojnë se kreditë janë pjesë e një stili jetese moderne, që është përqafuar nga shumë vende të zhvilluara perëndimore.


E dyta, por jo më pak e rëndësishme: pagesat digjitale janë e ardhmja. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për paratë cash, për të mos humbur portofolin, radhët e gjata në stendën e mbushjes, etj. Falë teknologjisë estoneze, iute theksoi edhe një herë përfitimet e të pasurit aplikacionin Myiute në telefonin tënd. Çdokush mund të kryejë çdo transaksion në pak sekonda duke skanuar kodin QR te partnerët tanë: e thjeshtë, e shpejtë dhe e sigurt.


Kjo fundjavë ishte një “vibe”! Të tjera evente na presin, ku do të vazhdojmë të përcjellim vlerat dhe karakteristikat e iute-së, duke i kujtuar të gjithëve pse jemi lider në treg.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Samsung Galaxy S25 Refurbished: Flagship Performance for 60,850 Lekë

Want a flagship phone without paying flagship prices? The Samsung Galaxy S25 refurbished is now on iuteMarket for a iute price of 60,850 Lekë (regular price 62,999 Lekë), 11% below its list price of 67,999 Lekë. Pay in 4 instalments from 15,213 Lekë a month with Smart 0%, spread it over up to 48 instalmentslexo më shumë
iuteMarket

Samsung Galaxy S25 i rinovuar: performancë premium për 60,850 Lekë

Dëshiron një telefon Samsung të nivelit të lartë, pa paguar çmimin e një pajisjeje të re? Samsung Galaxy S25 i rinovuar është tani në iuteMarket me çmim iute 60,850 Lekë (çmimi i rregullt 62,999 Lekë), 11% më lirë se çmimi i listës 67,999 Lekë. Paguaje me 4 këste duke filluar nga 15,213 Lekë në muajlexo më shumë
iuteMarket

Udhëzues kundër mashtrimit: mashtrimet më të zakonshme dhe rregullat që mund t’ju shpëtojnë

“Vetëm një telefonatë” mund të kushtojë mijëra lekë. Si të shmangni mashtrimet Mashtrimet telefonike dhe online janë bërë një problem i përditshëm  sot dhe viktimat janë njerëz të zakonshëm – pensionistë, të rinj , punonjës . Kushdo mund të jetë shënjestër. Autoritetet si Banka e Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Policia elexo më shumë