cash-in-out
Shto dhe merr cash nga ATM-të!
Zbulo vendndodhjet e ATM-ve iute

Pavarësisht nëse po shton para cash në portofolin tënd digjital apo po tërheq para cash prej tij, shërbimet tona janë krijuar për ta bërë menaxhimin e parave të tua më të shpejtë dhe më të lehtë se kurrë.

Shto cash nga ATM-të
Të shtosh para cash në Portofolin Digjital Myiute, është më e thjeshtë se kurrë: pa radhë dhe pa stres.

  • Procesi për të shtuar cash në portofolin tënd digjital nga ATM-të iute është i sigurt.
  • ATM-të iute janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.
  • Cash-i shtohet në portofolin tënd digjital sa hap e mbyll sytë.
  • Nuk të duhet më portofoli, tashmë çdo proces është digjital.
Gjej ATM më të afërt Mëso si të shtosh para cash nga ATM iute

Si të shtosh cash në portofolin tënd digjital nga ATM-të iute?

  • 1

    Gjej vendndodhjen e ATM-së iute më të afërt.

     

  • 2

    Hyr në aplikacionin Myiute dhe përdor numrin tënd të referencës.

  • 3

    Vendos kodin 6-shifror që do të marrësh në një SMS.

  • 4

    Zgjidh menunë “Shto Cash” dhe vendos kartëmonedhat pasi të jesh siguruar që janë të rregullta dhe vetëm në valutën LEK.

  • 5

    Pasi të shfaqet në ekran shuma e shtuar, zgjidh menunë “Vazhdo” për të përfunduar procesin.

  • 6

    Cash-i do të mbërrijë në portofolin tënd digjital menjëherë.

Merr cash nga ATM-të
Të tërheqësh para cash nga ATM-të iute, është edhe më e thjeshtë: një proces pa asnjë pengesë.

  • Tërhiq para në ATM-të iute 24/7 që janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.
  • Përdor ATM-të iute për të tërhequr edhe shuma të mëdha, në rehati të plotë.
Gjej ATM më të afërt Mëso si të tërheqësh para cash nga ATM iute

Si të marrësh para cash nga ATM-të iute?

  • 1

    Gjej vendndodhjen e ATM-së iute më të afërt.

     

  • 2

    Hyr në aplikacionin Myiute dhe përdor numrin tënd të referencës.

  • 3

    Vendos kodin 6-shifror që do të marrësh në një SMS.

  • 4

    Zgjidh menunë “Merr Cash” dhe vendos shumën e parave që dëshiron të tërheqësh.

  • 5

    Pasi të përzgjedhur shumën, zgjidh menunë “Vazhdo” për të konfirmuar transaksionin.

  • 6

    Respekto afatin kohor të ATM-së dhe merr paratë e tua.

Shto cash nga partnerët
Nëse dëshiron të shtosh para cash në Portofolin Digjital Myiute nga partnerët iute, është gjithashtu shumë e thjeshtë.

  • Të shtosh cash në portofolin tënd digjital vjen krejtësisht FALAS.
  • Ne ofrojmë një rrjet të gjerë partnerësh në mbarë Shqipërinë.
  • Cash-i shtohet në portofolin tënd digjital sa hap e mbyll sytë.
  • Sill cash, së bashku me ID-në tënde në dyqanin e partnerit që ke zgjedhur.
Zbulo vendndodhjet e partnerëve iute

Si të shtosh cash në portofolin tënd digjital nga partnerët?

  • 1

    Gjej pikën më të afërt të partnerit iute.

     

  • 2

    Merr me vete kartën e identitetit ose pasaportën dhe cash-in.

  • 3

    Skano kodin QR të vendosur në pikën e partnerit duke përdorur aplikacionin Myiute.

  • 4

    Pas skanimit të kodit QR iute, zgjidh “Shto Cash”, nga shërbimet e disponueshme që shfaqen.

  • 5

    Dorëzoi dokumentin tënd të identifikimit dhe cash-in partnerit.

  • 6

    Cash-i do të mbërrijë në portofolin tënd digjital menjëherë.

Merr cash nga partnerët
Të tërheqësh para cash nga Myiute është gjithmonë e thjeshtë: kudo ku ka partnerë iute.

  • Tërhiq para cash nga partnerët tanë në të gjithë Shqipërinë.  
  • Teksa je në lëvizje dhe të duhet një shumë e vogël parash cash, zgjidh një nga partnerët iute.
  • Mbaj gjithmonë me vete ID-në tënde për të kryer transaksionin pranë partnerëve iute.
Zbulo vendndodhjet e partnerëve iute

 

 

Si të marrësh para cash nga partnerët?

  • 1

    Gjej pikën më të afërt të partnerit iute dhe merr me vete kartën e identitetit ose pasaportën.

     

  • 2

    Skano kodin QR të vendosur në pikën e partnerit duke përdorur aplikacionin Myiute.

  • 3

    Pas skanimit të kodit QR iute, zgjidh “Merr Cash”, nga shërbimet e disponueshme që shfaqen.

  • 4

    Dorëzoi dokumentin tënd të identifikimit partnerit.

  • 5

    Partneri do të konfirmojë identitetin tënd dhe do të të dorëzojë cash.

Zhvillime të reja

Jemi këtu për të ndihmuar!

Nëse ke ende nevojë për informacion, mos hezito të na shkruash në Chat box – për të të ndihmuar me çdo pyetje që mund të kesh.

Si mund të shtoj para cash në portofolin tim digjital?

Shtimi i cash-it tashmë është bërë edhe më i lehtë! Gjej vendndodhjen e ATM-së ose partnerit iute më të afërt që ofron shtimin e cash-it në portofolin digjital. Për çdo paqartësi, mos hezito të kontaktosh ekipin e suportit në numrin 044 50 50 60.

 

Si mund të tërheq para cash nga portofoli im digjital?

Ti mund të tërheqësh para nga Portofoli Digjital në ATM iute, aktivë 24/7, ose mund të vizitosh pikat tona partnere. Për çdo paqartësi, mos hezito të kontaktosh ekipin e suportit në numrin 044 50 50 60.

 

Ku më leverdis më shumë që të tërheq para në shuma të mëdha?

Tërheqja e parave 24/7 është e mundur vetëm pranë ATM-ve iute. Është pikërisht ky avantazh që i bën ATM-të më të përshtatshme për të marrë çdo shumë, në çdo orar të ditës.

A mund të vizitoj pikat e partnerëve pa njoftim paraprak?

Mund të ndodhë që partneri nuk ka mjaftueshëm cash të disponueshëm në momentin e vizitës, ndaj të sugjerojmë që ATM-të iute të jenë zgjedhja jote e parë për të tërhequr para, veçanërisht për vlera të mëdha. Partnerët janë opsion i mirë për të marrë dhe shtuar shumë më të vogla cash-i ndërsa je në lëvizje.

Pse më duhet të paraqes kartën time të identitetit ose pasaportën pranë pikave të partnerëve?

Ne dhe partneri ynë duam të sigurohemi se vetëm ti ke akses në cash-in tënd.

Si mundet një person tjetër të shtojë cash në portofolin tim digjital?

Një person tjetër nuk mund të shtojë cash në portofolin tënd digjital pasi për ne dhe ty, është e rëndësishme të parandalohet mashtrimi. Nëse një person tjetër dëshiron të shtojë cash, ai mund ta bëjë këtë nëpërmjet shërbimit Dërgo Para.