Kthehu pas

Shqiptarët shpenzojnë për dashurinë, blerjet me këste janë në modë

Njoftime

Trendi global i blerjeve me këste edhe në Shqipëri: rritje prej 283%. 178 qytetarë provuan blerjet me këste për herë të parë: produktin e merr menjëherë, ndërsa pagesën e kryen në 4 pjesë të barabarta, me 0 kosto shtesë. Shqiptarët shpenzojnë për të blerë telefona të rinj por edhe bizhuteri, syze, parfume, etj.

Në traditën ballkanase, qofshin festa kombëtare, fetare, apo ajo e dashurisë, urimet shoqërohen gjithmonë me dhurata. Pothuajse të gjitha bizneset në vend, sidomos ato të industrive që mund t’i qasen dashurisë, komunikojnë fushata marketingu për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, që janë të gatshëm për të rritur fuqinë e tyre blerëse, për hatër të dashurisë. Ka një trend që tregon se për të festuar ditën e Shën Valentinit më 14 Shkurt, shqiptarët shpenzojnë mjaftueshëm para dhe nuk i tremben shpenzimeve: disa sepse kanë të ardhura të mjaftueshme, disa sepse kanë zgjedhur blerjet me këste.

Trendi global Buy Now Pay Later

E rëndësishme është të blesh një dhuratë për partneren apo partnerin, pak rëndësi ka se si – dhe nëse këtë e bën duke kursyer para dhe duke u kujdesur për financat e tua personale, edhe më mirë. Në botën perëndimore quhet “Bli Tani, Paguaj më Vonë” (e përkthyer nga anglishtja, Buy Now, Pay Later) dhe është një trend global që ka filluar rreth dy dekada më parë. Kompani të mirënjohura të financave digjitale si Klarna, Affirm, Scalapay, Sezzle, PayPal, etj., ofrojnë prej vitesh këtë shërbim që tashmë është mëse i dobishëm për popullatën. Në Shqipëri shpeshherë i referohemi thjesht si blerje me këste: ta ndash pagesën në pjesë në mënyrë që të mos paguash menjëherë çmimin e plotë – por produktin e merr menjëherë në shtëpi. Institucioni lider i financave të digjitalizuara në vend mbetet iute ndërsa metoda e pagesës më tërheqëse e momentit quhet Smart0%. Smart sepse është simbolikë e blerjeve të zgjuara që nuk të rëndojnë xhepin, 0% sepse interesi që paguan klienti është vërtetë 0: pra 0 kosto shtesë mbi produktin.

Blerjet me këste, trend që po rritet lokalisht

Blerjet me këste po fitojnë terren dhe konfirmojnë pozitën e tyre si një trend në rritje. Sipas një analize nga eksperti Laert Beqari, Drejtor i Shitjeve te Partnerët në iute, kuptojmë se shqiptarët po zgjedhin ti ndajnë pagesat e tyre në 4 pjesë, për të menaxhuar më mirë buxhetin mujor. Nëse i referohemi vetëm fushatës së dedikuar për ditën e dashurisë, blerjet me këste arrijnë një rritje impresionuese prej 283% krahasuar me 2025: nga 94 transaksione në 360; ndërsa të ardhurat në vlerë, një rritje prej 324%. Për sa i përket krahasimit të periudhës nga viti në vit, në nivel të përgjithshëm të shitjeve, vërehet një rritje prej 35%, Ndërkohë, përveç klientëve ekzistues, 178 klientë të rinj përdorën aplikacionin Myiute për të siguruar këtë shërbim financiar të digjitalizuar.

Jo vetëm telefoni, preferohen edhe kozmetika e bizhuteritë

Në tregun lokal, telefonia apo pajisjet elektronike janë industria që kanë përqafuar më herët konceptin e blerjeve me këste, duke qenë për një kohë të gjatë në krye të listës së shitjeve, jo vetëm për Shën Valentin. Në vitet e fundit, vërehet një përhapje e kësaj metode pagese edhe në industri të tjera si ajo e modës, kozmetikës, e gurëve të çmuar, etj. Në këtë fushatë të dedikuar dashurisë, morën pjesë 28 biznese të ndryshme, nga dyqanet e pajisjeve elektronike, te argjendaritë, optikat, parfumeritë, et. ndërsa dhuratat më të spikatura të blera me këste ishin telefonat smart, unazat, syzet dhe parfumet.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Bli tani, paguaj më vonë… tashmë edhe në Prestige Home!

Koncepti “Bli tani, paguaj më vonë”, prej vitesh është në qendër të vëmendjes, si një trend botëror që po pëlqehet dhe përdoret gjithmonë e më shumë nga popullata botërore. Ajo çfarë e diferencon këtë metodë pagese është fleksibiliteti në pagesa dhe mundësia për t’u kujdesur për financat personale, duke bërë blerje të zgjuara. iute ështëlexo më shumë
Njoftime

Transformimi në një bankë dixhitale: rezultatet e iute Group për vitin 2025

Grupi iute, një grup bankar dixhital që operon në Evropën Juglindore, gjeneroi të ardhura totale prej 124,6 milionë eurosh në vitin 2025, ndërsa fitimi neto u rrit në 9,9 milionë euro. Bilanci i konsoliduar i grupit arriti në 511 milionë euro, duke tejkaluar objektivin e tij vjetor. Sipas CEO-s Tarmo Sild, kompania po përparon vazhdimishtlexo më shumë
Njoftime

iute Group krijon iute Affinity për të ofruar zgjidhje mbi sigurimet

iute Group, një grup bankar dixhital që operon në Evropën Juglindore, ka themeluar një filial të ri për shërbime sigurimi dhe menaxhim operacional, iute Affinity, me qëllim forcimin e mbrojtjes si një shtyllë kyçe brenda ekosistemit të tij të përditshëm të bankingut digjital. Alma Ribanoviç është emëruar CEO e iute Affinity. Allar Niinepuu, Drejtori ilexo më shumë
Lajme