Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdorura në mënyrë të zgjuar, etj.: rinovimi i shtëpisë është një hap sfidues por, që sjell gjithmonë përfitime të dukshme në përditshmëri dhe në vlerën e pronës.
Për shumë familje, rinovimi nuk është vetëm një çështje estetike. Ai lidhet edhe me komoditetin, efikasitetin energjetik dhe mirëmbajtjen afatgjatë të shtëpisë. Një hapësirë më e ndriçuar, një izolim më i mirë apo instalimi i dritareve termoizoluese mund të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës dhe në uljen e shpenzimeve mujore.
Ekspertët rekomandojnë që çdo projekt rinovimi të planifikohet me kujdes. Hapi i parë është përcaktimi i prioriteteve: cilat janë riparimet urgjente, cilat përmirësime rrisin komoditetin dhe cilat investime mund të ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës në të ardhmen. Po aq i rëndësishëm është edhe planifikimi i buxhetit, duke përfshirë jo vetëm materialet dhe punën, por edhe një fond rezervë për të papriturat që mund të shfaqen gjatë procesit.
Një tjetër element që nuk duhet neglizhuar është zgjedhja e materialeve dhe koha e realizimit të punimeve. Promocionet sezonale për materiale ndërtimi apo planifikimi i punimeve në periudha kur specialistët janë më të disponueshëm mund të ndihmojnë në optimizimin e kostove dhe të kohës.
Megjithatë, shpesh projektet e rinovimit kërkojnë një investim të konsiderueshëm financiar. Edhe ndryshimet më të vogla, si lyerja e mureve apo zëvendësimi i dyshemesë, mund të shtojnë shpenzimet më shumë nga sa parashikohet. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të mos presin derisa të kursejnë për vite me radhë, por të realizojnë përmirësimet e nevojshme në momentin e duhur. Metoda e pagesës “Bli Tani, Paguaj më Vonë”, është trendi i radhës i financave të dixhitalizuara që i jep mundësinë qytetarëve, të rinovojnë shtëpinë e tyre: shpejt, thjeshtë dhe duke u kujdesur për financat personale.
iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose
Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare
Shqiptarët shpenzojnë për dashurinë, blerjet me këste janë në modë