Kthehu pas

iute dhe Neptun: Bli tani, paguaj më vonë, receta e suksesit për blerje të zgjuara

Njoftime

Në një treg gjithnjë e më dinamik, ku teknologjia dhe financa ndërthuren për të përmirësuar përvojën e konsumatorit, bashkëpunimet strategjike janë çelësi i suksesit afatgjatë. Një shembull i qartë i kësaj është partneriteti mes iute, institucion financiar fintech që ofron zgjidhje moderne pagese sipas modelit Buy Now Pay Later, dhe Neptun, lider në tregun shqiptar të pajisjeve elektroshtepiake.

Me mbi 20 vite eksperiencë në treg, Neptun ka ndërtuar një reputacion të fortë si destinacioni kryesor për produkte cilësore elektroshtepiake dhe teknologjike. Nga ana tjetër, iute feston 11 vite aktivitet, duke u shndërruar në një nga aktorët më inovativë në sektorin financiar, me fokus në thjeshtimin e jetës financiare për qytetarët. Bashkëpunimi mes dy kompanive zgjat prej më shumë se 8 vitesh dhe përfaqëson një histori suksesi të vërtetë, e ndërtuar mbi besimin, inovacionin dhe përkushtimin ndaj klientit. Ky partneritet ka bërë të mundur që mijëra qytetarë shqiptarë të kenë akses më të lehtë në produkte të domosdoshme për jetën e përditshme, pa u përballur me barrë të menjëhershme financiare.

Filozofia e dy markave përputhet natyrshëm. Neptun zotëron sloganin “Jeto më mirë çdo ditë”, duke sjellë produkte që rrisin cilësinë e jetës në shtëpi. Ndërkohë, iute fokusohet në mundësinë për të jetuar më lehtë, pa stresin e pagesave të menjëhershme, duke u dhënë klientëve fleksibilitet financiar dhe kontroll më të mirë mbi shpenzimet e tyre. Në zemër të këtij bashkëpunimi qëndron një nga produktet më të kërkuara financiare në treg: Smart 0%. Kjo zgjidhje u mundëson klientëve të blejnë produkte të ndryshme elektroshtëpiake, pajisje elektronike, etj. dhe t’i paguajnë më vonë me 4 këste, me 0% interes dhe pa asnjë kosto shtesë. Një ofertë që kombinon nevojën për produkte cilësore me mundësinë për një menaxhim më të zgjuar të buxhetit personal.

Modeli Buy Now Pay Later është tashmë një trend global që po transformon mënyrën se si konsumatorët blejnë dhe planifikojnë financat e tyre. Falë bashkëpunimeve si ai mes iute dhe Neptun, ky model është bërë pjesë e përditshmërisë edhe për shumë qytetarë shqiptarë, duke sjellë më shumë akses, fleksibilitet dhe komoditet. Ky partneritet nuk është vetëm një marrëveshje biznesi, por një angazhim i përbashkët për të përmirësuar cilësinë e jetës së klientëve, duke i ndihmuar ata të realizojnë nevojat dhe dëshirat e tyre në mënyrë më të lehtë dhe të përballueshme.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography