Kthehu pas

Bli tani, paguaj më vonë… tashmë edhe në Prestige Home!

Njoftime

Koncepti “Bli tani, paguaj më vonë”, prej vitesh është në qendër të vëmendjes, si një trend botëror që po pëlqehet dhe përdoret gjithmonë e më shumë nga popullata botërore. Ajo çfarë e diferencon këtë metodë pagese është fleksibiliteti në pagesa dhe mundësia për t’u kujdesur për financat personale, duke bërë blerje të zgjuara.

iute është institucioni që ka prezantuar këtë koncept në tregun lokal në Shqipëri: në fillim si një praktikë e mirënjohur në tregun e telefonisë dhe të pajisjeve elektronike, më pas në industrinë e pajisjeve elektroshtëpiake, e tashmë edhe në industrinë e mobiljeve apo siç mund ta quajmë ndryshe, sektori i “rinovimit të shtëpisë”.

Qendra tregtare “Prestige Home” është emri i madh i radhës që i bashkohet partneritetit me iute për të ofruar blerjet me këste si një metodë alternative pagese. Në këtë mënyrë, të gjithë klientët që kanë dëshirë të rinovojnë shtëpinë e tyre, mund të blejnë produktet që dëshirojnë, pa u shqetësuar për buxhetin e tyre: me 4 këste dhe 0% interes ose 0 kosto shtesë.

Nga dekori te mobiljet, nga ndriçimi te elementët thelbësorë të kuzhinës, një përzgjedhje e kuruar e markave në “Prestige Home”, ofron gjithçka që klientit i nevojitet për të përmirësuar hapësirën e tij të jetesës. Klienti mund të zgjedhë mes emrave si GoTech, Electromagic, Comodita, Casal, Pierre Cardin Home, Sezon Dekor, Zebrano, Vivida, Inner Home, Murani, Nill’s e shumë të tjera, gjithmonë duke ruajtuar balancën e financave personale falë blerjeve me Smart 0%.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose

Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime

Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare

Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme

Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime