Kthehu pas

Si zëvendësuan shqiptarët dyshekun për telefonin? Shfaqet dokumentari mbi paranë

Lajme

Si kanë udhëtuar paratë e shqiptarëve nëpër dekada, nga monedhat e fshehura nën dyshek te transaksionet moderne me një klik në telefon?

Si kanë udhëtuar paratë e shqiptarëve nëpër dekada, nga monedhat e fshehura nën dyshek te transaksionet moderne me një klik në telefon?

Ky udhëtim unik në kohë është në qendër të dokumentarit më të ri, që eksploron evolucionin e financave personale dhe ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Dokumentari sjell në ekran rrëfime autentike dhe pamje të rralla nga e kaluara, me ndihmën e Arkivit Qendror të Filmit, duke përkujtuar rrugëtimin e shqiptarëve nga ekonomitë e thjeshta familjare drejt teknologjive financiare të shekullit të 21-të.

Ky dokumentar pasqyron sfidat dhe sukseset e popullit shqiptar në përballje me ndryshimet ekonomike, përfshin gjithashtu momente inspiruese, si prezantimi për here të pare në 2015 I një vizioni të ri për paranë nga Estonia, nëpërmjet iute.

Në video shfaqen edhe disa nga figurat më frymëzuese shqiptare të momentit si përfaqësuesit tanë në Eurovizion Shkodra Elektronike, kampionia Luiza Gega dhe zëri më i dashur i tifozave Alban Xhihani.

Ky projekt, i realizuar me rastin e 10-vjetorit të Iute në Shqipëri, fton shikuesit të reflektojnë mbi rrugëtimin nga kursimet e thjeshta në trasta deri te financat digjitale që po transformojnë ekonominë shqiptare sot.

Dokumentari do të shfaqet në Cineplexx, duke ofruar një përvojë kinematografike për të gjithë ata që duan të zbulojnë se si teknologjia po ndryshon mënyrën si menaxhojmë paranë.

 

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose

Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime

Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare

Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme

Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime