Kthehu pas

Rama: Të evitojmë cash-in, shembull inovacioni në fintech.

Lajme
takimi mes fintech dhe shtepise se biznesit

Në një takim të jashtëzakonshëm të mbledhur në Shtëpinë e Biznesit më 31 janar 2024, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të inovacionit, veçanërisht brenda sektorit financiar, për ta çuar Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Takimi, ku morën pjesë aktorë kryesorë, duke përfshirë drejtues të lartë nga bankat e nivelit të dytë, institucionet e parasë elektronike dhe teknologjisë financiare, AKSHI, AKCESK, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, nënvizoi rolin që kanë kompanitë fintech për të ofruar zgjidhje teknologjike. Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori Ekzekutiv i iute Albania, Z. Akan Ajdini dhe Drejtorja Ekzekutive e iutePay Znj. Stela Shkodrani, të cilët ndanë me të pranishmit modelin e tyre, si një rast ku teknologjia, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale kanë lehtësuar përvojën e klientëve me paranë.

Kryeministri Rama njohu rëndësinë e kombinimit të këtyre elementeve teknologjike dhe bëri thirrje për zbatimin e shpejtë të protokollit të Bankës së Hapur nga bankat e nivelit të dytë, duke theksuar urgjencën e përqafimit të teknologjive transformuese për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe efikasitetin financiar.

Iute Albania ka advokuar vazhdimisht për transformime digjitale dhe për përfshirjen financiare të të gjitha komuniteteve, si një mundësi për t’i dhënë mjete të reja financiare shtresave të përjashtuara nga sistemi bankar, duke krijuar opsione të reja për zhvillim personal.

Gjatë takimit,  Qeveria Shqiptare materializoi vullnetin e tyre për të adresuar nevojat urgjente të subjekteve të teknologjisë fintech, duke përfshirë njohjen e fintech si një kanal zyrtar pagesash nga Tatimet, riorganizimin e projekteve integruese me subjektet e shërbimeve komunale dhe pagesat e thesarit. Ky proces do të udhëhiqet nga Ministri Ibrahimaj dhe një grup pune i dedikuar.

Në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit rikonfirmuan angazhimin e tyre kolektiv për digjitalizimin e mëtejshëm të përvojës financiare në Shqipëri, ku iute Albania ofron përvojë të prekshme nga praktikat më të mira lokale dhe estoneze, për të fuqizuar individët dhe bizneset shqiptare në një ekonomi gjithnjë e më dixhitale ndërkombëtare.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose

Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime

Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare

Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme

Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime