Klauzola e pëlqimit paraprak
Përmes dërgimit të aplikimit për kredi, klienti deklaron dhe garanton që informacioni i vënë në dispozicion prej tij është i vërtetë, i saktë dhe i plotë.
Duke kuptuar se, të dhënat demografike dhe financiare të klientit të ruajtura në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë, do të trajtohen në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, sekretin bankar si dhe sekretin profesional, si dhe për faktin se IuteCredit Albania Sh.a. dhe Regjistri i Kredive të Bankës së Shqipërisë kanë marrë të gjithat masat e nevojshme për të garantuar trajtimin e sigurt të të dhënave të tij:
Klienti i jep IuteCredit Albania Sh.a. pëlqimin e tij të plotë, të lirë që, për qëllimet që përfshijnë:
- Vlerësimin e aplikimit për të marrë kredi;
- Vlerësimin e rrezikut të kredisë përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies së Klientit të kredisë me IuteCredit Albania Sh.a.;
- Vlerësimin e besueshmërisë së Klientit si person i lidhur me kredimarrësit;
të njihet me detyrimet e Klientit ndaj institucioneve financiare kredidhënëse, nëpërmjet përpunimit të autorizuar të të dhënave të Regjistrit të Kredive, për të vlerësuar vlerën e ekspozimit kreditor në sistemin bankar e financiar, garancitë dhe besueshmërinë/aftësinë për të shlyer detyrimet financiare.
Gjithashtu, Klienti jep pëlqimin që IuteCredit Albania Sh.a. të përdorë emrin dhe të dhënat identifikuese dhe financiare të tij, për kryerjen e raportimeve standarde dhe të detyrueshme në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë.
Klienti pranon që është informuar siç duhet për të drejtën e tij për të kërkuar informacion mbi të dhënat e tij gjatë periudhës së mbajtjes së tyre nga IuteCredit Albania Sh.a. si dhe korrigjimin/rishikimin në raste kur ato janë të pasakta, të paplota. Për një qëllim të tillë, klienti deklaron se është i vetëdijshëm që çdo kërkesë për sa më sipër mund t’ia drejtojë IuteCredit Albania Sh.a. si më poshtë:
- Në vëmendjen të: Personi i kontaktit të IuteCredit Albania Sh.a. në të cilin mund të adresohen
pretendimet mbi të dhënat e raportuara;
- Rruga :Andon Z. Cajupi”, Pallati Nr. 3, Hyrja Nr. 2, Kati 3, Tiranë, Shqiperi;
- 044505060
- www.iute.al
Klienti deklaron se ka lexuar dhe kuptuar me kujdes përmbajtjen e kësaj Klauzole të Pëlqimit Paraprak dhe njeh pasojat përkatëse ligjore në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, informacionit financiar dhe/ose çdo informacioni tjetër në lidhje me veten e tij në cilësinë e huamarrësit.