TPL – Sigurimi i detyrueshëm për mjetet
E di sa do të të kushtojë TPL në 2025-ën?
Duke pasur këtë informacion sot, ti mund të përgatitesh që tani për shpenzimet në të ardhmen.
Faktorët që ndikojnë në çmim janë të ndryshëm, si: modeli i automjetit, zona ku jeton, historia jote e sigurimit, etj.
Ndaj, të sugjerojmë të rinovosh sigurimin në kohë dhe të mbash një histori të pastër dëmesh për të shmangur shpenzimet e panevojshme.
Plotëso të dhënat dhe stafi ynë do të të ofrojë një çmim referues brenda pak minutash!
Çfarë mbulon sigurimi i detyrueshëm i makinës TPL
Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Sigurimi TPL është I vlefshëm në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
4 këste të barabarta pa asnjë kosto të shtuar.
Pagesa kryhet pas 30 ditësh por siguracioni është aktiv menjëherë.
Mund të blesh siguracion e ri deri në 15 ditë para mbarimit te policës aktuale. Siguracioni i ri hyn në fuqi me mbarimin e policës që është aktive.
Si të pajisesh me policën fizike TPL?
- Informohu per çmimin e TPL
Plotëso formën dhe stafi ynë do të të kontaktojë, pasi çmimi varet nga disa të dhena të mjetit tuaj: si viti i prodhimit, fuqia motorike etj.
- Nënshkruaj financimin nga aplikacioni Myiute
I favorshëm dhe i shpejtë me vetëm një klik.
- Merr sigurimin
Korrieri do të të sjellë kopjen fizike të policës në adresë tënde.