Siguro makinën tani dhe paguaj më vonë.
Çdo muaj, mbi 3,500 klientë zgjedhin për të blerë me këste në mbi 2,000 partnerë iute në të gjithë Shqipërinë:
- smartphone dhe pajisje elektronike
- mobilje për shtëpinë
- veshje, aksesorë, bizhuteri dhe shumë produkte e shërbime të tjera.
Çfarë ka të re?
Tani me iute, mund të blesh edhe siguracionin e makinës me 4 këste, pa asnjë kosto shtesë.
Thjeshtë dhe shpejtë, direkt nga Myiute App.
Pse të blesh në Myiute siguracionin e makinës?
Ashtu si çdo blerje tjetër me këste me iute, edhe sigurimi i makinës ofrohet për t’i bërë pagesat e përballueshme.
Falë bashkëpunimit mes iute dhe SIGAL, përfiton një mbulim të besueshëm dhe të sigurt si dhe mundësinë e blerjes direkt nga Myiute me 4 këste me 0% interes.
Dhe mbi të gjitha, merr 2,000 Lekë dhuratë në Myiute App!
Transparencë dhe lehtësi në pagesa.
Siguracioni i makinës ofrohet me çmime të ndryshme në treg, por kërkon pagesën e plotë menjëherë, çka mund të rëndojë buxhetin tënd.
Me planin tonë të pagesave me 4 këste, pa asnjë kosto shtesë, si dhe me 2,000 lekë dhuratë në aplikacionin Myiute, menaxhon shpenzimet me më shumë lehtësi dhe qetësi.
Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Sigurimi TPL është i vlefshëm në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
4 këste të barabarta pa asnjë kosto të shtuar.
Pagesa kryhet pas 30 ditësh por siguracioni është aktiv menjëherë.
Mund të blesh siguracion e ri deri në 15 ditë para mbarimit te policës aktuale. Siguracioni i ri hyn në fuqi me mbarimin e policës që është aktive.
Si të pajisesh me policën e sigurimit të makinës?
- Llogarit çmimin dhe informohu mbi kushtet e sigurimit në aplikacionin Myiute
Mund të shohësh çmimin dhe kushtet thjesht duke futur targën e makinës tënde.
- Nënshkruaj financimin nga aplikacioni Myiute
I favorshëm dhe i shpejtë me vetëm një klik.
- Merr policën e sigurimit
Polica është menjëherë e disponueshme në Myiute app pas blerjes.
Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Sigurimi TPL është I vlefshëm në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Me iute e ndan pagesën në 4 pjesë pa asnjë kosto shtesë, ndërkohë që primi i sigurimit shlyhet menjëherë.
Trajtimi i kërkesave për kompensim kryhet nga Siguruesi, SIGAL. Kontakt
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta kompenson për dëmin që i shkaktohet një personi tjetër ose pronës së tij në aksident rrugor. Kjo do të thotë se nëse ju shkaktoni një aksident me mjetin tuaj, siguracioni juaj do të mbulojë dëmet e personit të dëmtuar. Për më shumë detaje lexo këtu.
Periudha e sigurimit të makinës është një vjecare. Për lehtësinë tënde dhe informim në kohë, mund të llogarisësh çmimin edhe nëse ke një sigurim aktiv iute do të të rikujtojë 2 javë përpara rinovimit.
IutePay SHPK vepron si agjent sigurimesh për klasat e jo-jetës, në bazë të vendimit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Nr. 131, datë 31.07.2024 dhe bashkëpunon me Sigal Jo-Jetë, e cila është shoqëri sigurimi, për të mundësuar ofrimin e Policës TPL drejt klientëve iute.