Refero një mik dhe fitoni të dy

Refero një mik dhe fitoni të dy
Nga 1000 Pikë Plus për të dy
kur ai aktivizon portofolin digjital
REFERO TANI

Si të shpërbleheni nga programi i referimit?

  • 1

    Referimi

    Zgjidh një ndër mënyrat e referimit.

  • 2

    Regjistrimi

    Miku yt regjistrohet në Myiute.

  • 3

    Përdorimi

    Ai përdor një nga produktet financiare iute.

  • 4

    Shpërblimet

    Të dy merrni shpërblimin e premtuar.

Përfitimet kryesore të fushatës
  • Për ty: 1000 Pikë Plus për çdo mik të referuar

 

  • Për mikun: 1000 Pikë Plus pas aktivizimit të portofolit digjital

 

  • Pa limit: Mund të referosh sa miq të duash

 

Termat dhe kushtet

Si pjesë e fushatës “Refero një mik”, klientët ekzistues të iute (“Referuesi”) mund të ftojnë miqtë e tyre (“Klienti i Referuar”) të regjistrohen në aplikacionin Myiute dhe të aktivizojnë portofolin digjital midis 15 Tetor – 31 Dhjetor 2025. Kur miku i referuar aktivizon me sukses portofolin, si Referuesi ashtu edhe Klienti i Referuar do të marrin 1,000 pikë Plus.

Pikët janë të patransferueshme, nuk kanë vlerë monetare dhe nuk mund të konvertohen në para. Pjesëmarrja në fushatë është opsionale dhe nuk kërkon transaksion financiar apo aplikim për kredi.

Pranueshmëria

  • Duhet të jeni mbi 18 vjeç, rezident në Shqipëri, dhe të kesh vetëm një llogari për person.
  • Referuesi ndan kodin unik ose link-un e referimit me mikun.
  • Miku duhet të regjistrohet përmes linkut të referimit, skanimit të kodit QR ose të vendosë kodin unik gjatë regjistrimit dhe të aktivizojë portofolin digjital brenda periudhës së fushatës.
  • Aktivizimet e portofolit që ndodhin automatikisht nga disbursimi i një kredie nuk kualifikohen për pikë.
  • Klientët, me performancë të keqe, të cilëve i është mbyllur kontrata e kredisë në mënyre të njëanshme nuk kualifikohen për shpërblimet e programit të referimit.
  • Nuk ka kufizim për numrin e miqve që mund të referoni.

 

Kreditimi dhe Përdorimi i Pikëve

  • Pikët kreditohen një ditë pas aktivizimit të portofolit digjital.
  • Pikët mund të përdoren për blerje te partnerët e shpërblimeve të iute (lista e partnerëve është në aplikacion).
  • Pikët skadojnë 12 muaj pas kreditimit, sipas termave të programit të besnikërisë IutePlus.

 

Informacion Shtesë

iute rezervon të drejtën të ndryshojë ose përfundojë fushatën pa njoftim paraprak. Pikët e fituara para çdo ndryshimi mbeten të vlefshme deri në skadencën e tyre. Për detaje të plota, të lutemi të lexosh Termat & Kushtet e plota.