Kthehu pas

Tirana International Fair dhe marrëdhëniet B2B: super bashkëpunimi mes iute dhe Digicom!

Njoftime

iute ishte prezent edhe një herë, në një nga panairet më të rëndësishëm të dedikuar për marrëdhëniet B2B (Business to business) në Tirana International Fair nga Klik Ekspo Group. Në këtë panair, merrnin pjesë disa nga emrat më të spikatur të industrive të ndryshme dhe përfaqësuesit e secilës kompani, patën mundësinë për të ndërtuar marrëdhënie të reja bashkëpunimi.

Në stendë #fintech të iute, u zhvillua një takim, sa i papritur, edhe shumë frymëzues, mes përfaqësuesve të Departamentit të Shitjeve në iute dhe përfaqësuesve të Departamentit Marketing në Digicom. Esjona Guri, Drejtore e Departamentit Marketing në Digicom, theksoi edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer mes një prej kompanive lider në industrinë #fintech dhe një prej kompanive më të rëndësishme të ofrimit të shërbimit të internetit.

Këtë vit, iute ka sjellë shumë zhvillime të reja në industrinë e pagesave të shpejta digjitale dhe bashkë me zhvillimet vijnë edhe shumë oferta. Një ndër to, është oferta e përbashkët me Digicom: të gjithë ata që zgjedhin të paguajnë faturën e internetit në Digicom nëpërmjet aplikacionit Myiute, marrin 800 lekë cashback në llogarinë e tyre në portofolin digjital. Në këtë mënyrë, klientët e iute dhe Digicom, jo vetëm që arrijnë të kryejnë pagesën nga kudo ndodhen, edhe nga rehatia e divanit të shtëpisë, por gjithashtu arrijnë të kursejnë disa para dhe të kenë kredit në llogarinë e tyre në Myiute, që mund ta përdorin për të kryer pagesa të tjera në qindra biznese partnere të iute si restorante, lokale, supermarkete, etj.

Një bashkëpunim i shkëlqyer i drejtuar nga teknologjia, që sjell vetëm benefite për qytetarët shqiptarë dhe sidomos për ata që besojnë në fuqinë e #fintech dhe në të ardhmen e teknologjisë në financa.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose

Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime

Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare

Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme

Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime