Kthehu pas

Të rinjtë janë e ardhmja: iute bashkoi Javën Globale të Parasë me panairin e karrierës

Njoftime

Më 18 dhe 19 Mars, patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në panairin “Work & Study”, të organizuar nga Chamber of Commerce and Industry Tirana dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Në këtë event, patëm mundësinë të takonim qindra të rinj ambiciozë, të cilët kërkojnë të ndërtojnë rrugëtimin e tyre profesional.

Në fjalimin hapës të eventit që u mbajt nga Zj. Delina Ibrahimaj nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Chamber of Commerce and Industry Tirana dhe Z. Klevis Hysa, Drejtor i Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, u fol për aftësimin e të rinjve shqiptarë dhe mundësitë e shumta që ata kanë në një treg pune dinamik, që ecën në ritmin e teknologjisë dhe kërkon më shumë aftësi dixhitale – njejtë me ekosistemin iute.

Gjithashtu, patëm kënaqësinë të mirëprisnim profesorin Gentjan Shaqiri nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës që zhvilloi pranë stendës tonë një vizitë me disa nga studentët e degës së Informatikës Ekonomike. Bashkë me Majlinda Shyti, Menaxhere e Departamentit të Burimeve Njerëzore, ai u tregoi të rinjve mbi Iute Group dhe atë çfarë iute përfaqëson në tregun e punës, duke i ftuar të aplikojnë në pozicionet vakante për të hedhur hapin e parë në një karrierë në #fintech.

Ky aktivitet u zhvillua në një kohë veçanërisht domethënëse, në kuadër të Global Money Week, një iniciativë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukimit financiar, veçanërisht tek të rinjtë. Tema e këtij viti, “Smart Money Talk”, vendosi theksin tek vendimmarrja e informuar dhe komunikimi i hapur mbi financat personale: vlera që përputhen plotësisht me misionin tonë si pjesë e një ekosistemi fintech. Si pjesë e Global Money Week, profesori Shaqiri zhvilloi një mini-leksion interaktiv, duke lidhur drejtpërdrejt temën “Smart Money Talk” me realitetin financiar të sotëm.

Gjatë këtij sesioni interaktiv, studentët fituan njohuri të vlefshme mbi konceptin e fintech, rolin e tij në transformimin e shërbimeve financiare dhe rëndësinë e adoptimit të teknologjive të reja në menaxhimin e financave personale. Diskutimi përfshiu gjithashtu paranë dixhitale dhe mënyrën se si ajo po ndryshon sjelljen financiare, duke e bërë më të shpejtë, më të aksesueshme dhe më transparente.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose

Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime

Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare

Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme

Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime