Njoftim në lidhje me ndryshimin e afatit të ndërprerjes së njëanshme të Kontratës nga Kredidhënësi nga 50 ditë në 90 ditë dhe uljes së normës së aplikueshme per humbjet financiare nga ndërprerja e kontratës nga 30% në 15%.
Dëshirojmё t’ju prezantojmë disa ndryshime të rëndësishme në lidhje me ndërprerjen e njëanshme të Kontratës së Kredisë nga IuteCredit në cilësinë e Kredidhënësit, duke filluar nga data 01.01.2026 si më poshtë:
- Afati i ndërprerjes së njëanshme të Kontratës së Kredisë kur Klienti paraqet vonesa në pagesën e detyrimeve të tij sipas Kontratës Bazë dhe të paktën në njërën prej Kontratave të Kredive Specifike zgjatet nga 50 dite në 90 (nëntëdhjetë) ditë dhe ne diten e 91 kredia klasifikohet me status “kredi e humbur” në Regjistrin e Kredive sipas rregullores se Bankës së Shqipërisë.
- Norma e aplikueshme për humbjet financiare si rezultat i ndërprerjes së njëanshme të Kontratës së Kredisë, ulet nga 30% në 15% të principalit të gjithë kësteve të ardhshme duke nisur nga data e mbylljes së kontratës.
- Nuk do të mundesohet më pezullimi i detyrimit mujor perkatës i kredise.
Këto ndryshime janë të vlefshme për kontratat ekzistuese aktive të kredisë si dhe kontratave të reja që do të lidhen pas datës 01.01.2026.
Më shumë lajme
Shfleto gjithë lajmet
iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose
Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime
Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare
Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme
Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?
Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime