Në iute, ne besojmë se një kredi nuk është thjesht një transaksion financiar, por një vendim që prek familjen dhe të ardhmen.
Pikërisht për këtë arsye, jemi bashkuar me Microfinance Centre (MFC) dhe mbi 15 institucione të tjera në Evropë e Azi Qendrore në fushatën ndërkombëtare “Bëhu një huamarrës i mençur”.
Në thelb të kësaj nisme qëndrojnë 5 pyetje të thjeshta, por thelbësore:
- Sa mund të përballoj?
- Sa do të paguaj në total?
- A e kuptoj kontratën?
- A kontrolloj unë kredinë, apo ajo mua?
- Çfarë bëj nëse diçka nuk shkon?
Kreditë e shpejta mund të ecin krah për krah me kujdesin, transparencën dhe edukimin financiar.
Sepse të marrësh kredi me mend do të thotë të ndërtosh një të ardhme më të sigurt.
Më shumë lajme
Shfleto gjithë lajmet
iute në mbështetje të talentit të ri shqiptar, Loris Qose
Talentet e mëdha shpesh nisin rrugëtimin e tyre nga hapa të vegjël, por me shumë pasion. Një histori e tillë është ajo e Loris Qoses, 15 vjeçarit nga Cërriku, i cili po spikat me rezultate të jashtëzakonshme në matematikë dhe po përfaqëson denjësisht talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Lorisi arriti një sukses tëlexo më shumë
Njoftime
Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare
Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më ilexo më shumë
Lajme
Rinovimi i shtëpisë: si mund të përmirësosh hapësirën tënde?
Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo familjeje. Me kalimin e kohës, nevojat ndryshojnë dhe hapësirat kanë nevojë të përshtaten me stilin e jetesës. Gjithmonë është dëshira e mirë për të patur një kuzhinë më funksionale, një sallon më të ngrohtë dhe të rehatshëm, një dhomë me hapësira të përdoruralexo më shumë
Njoftime