Kthehu pas

iutech dhe Java Globale e Sipërmarrjes: Një mundësi fantastike për digjitalizimin dhe fintech

Evente

Nga data 18 deri në 24 nëntor, Tirana përjetoi Javën Globale të Sipërmarrjes, një event i shkëlqyer kushtuar sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë, organizuar nga organizata Start-Up Albania, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Gjatë kësaj jave, iute Albania riktheu edhe një herë platformën e diskutimit “iutech”, për të ndarë përvojën e saj fintech me publikun dhe për t’i sjellë vlerë të shtuar këtij eventi. Përfaqësuesit e iute ishin të pranishëm në 8 momentet kyçe të këtij eventi, duke nënvizuar edhe një herë rëndësinë e zhvillimeve teknologjike dhe duke përfaqësuar me krenari përsosmërinë e teknologjisë estoneze që qëndron pas markës sonë.

CEO i iute, z. Akan Ajdini, mbajti fjalën e hapjes së Javës Globale të Sipërmarrjes dhe ishte gjithashtu i pranishëm në panelin më të rëndësishëm të organizuar nga Banka Botërore me titull “Inovacioni Financiar për Rritjen e Sipërmarrjes”, ku foli për digjitalizimin e strukturave, integrimin e platformave të të dhënave me databazat e të dhënave publike por edhe për pagesat digjitale. Dhe duke folur për pagesat dixhitale: në këtë panel u dha lajmi fantastik se Shqipëria tashmë është pjesë e SEPA (Single Euro Payments Area).

Gjithashtu, CEO e iutePay, znj. Fatbardha Rino, u angazhua në 2 panele të ndryshme: njëri iu kushtua transformimit digjital dhe tregtisë elektronike, organizuar nga UN Women, me fokus zhvillimin e grave sipërmarrëse dhe qasjet e reja ndaj teknologjisë; tjetri ishte një panel i veçantë ku morën pjesë të gjitha kompanitë fintech në Shqipëri, një event i organizuar nga “Balkan Fintech Association”, ku u fol shumë për bashkëpunimin fintech në shkallë rajonale.

I ftuar special i iutech ishte eksperti Martin Ruubel. Së bashku me CTO-n e iute, znj. Jonida Çela, dhe dy përfaqësues të Amazon Web Services, Ruubel ishte pjesë e dy paneleve të diskutimit kushtuar zhvillimeve teknologjike, ku folën për sigurinë kibernetike që qëndron pas disa prej industrive më të rëndësishme, përfshirë fintech. Martin ndau me publikun shqiptar gjithë eksperiencën e tij të jashtëzakonshme, duke folur për disa nga praktikat më të mira nga shoqëria digjitale në Estoni apo nga vende të tjera të zhvilluara.

Kjo javë fantastike që lamë pas ishte mënyra më e mirë për t’i kujtuar publikut shqiptar pozicionimin e iutes në treg si një fintech, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimeve teknologjike dhe inovacioneve në digjitalizim.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute Albania në workshop-in e IFC: Shërbime financiare dixhitale dhe financa të integruara

Më 31 mars 2026, iute Albania ishte pjesë e workshop-it të dedikuar mbi e-KYC dhe e-signature, “Digital Financial Services and Embedded Finance” ose “Shërbime financiare digjitale dhe financa të integruara”, i organizuar nga International Finance Corporation (IFC), në partneritet me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Shoqatën Shqiptare të Mikrofinancës,lexo më shumë
Evente

iute dhe Neptun: Bli tani, paguaj më vonë, receta e suksesit për blerje të zgjuara

Në një treg gjithnjë e më dinamik, ku teknologjia dhe financa ndërthuren për të përmirësuar përvojën e konsumatorit, bashkëpunimet strategjike janë çelësi i suksesit afatgjatë. Një shembull i qartë i kësaj është partneriteti mes iute, institucion financiar fintech që ofron zgjidhje moderne pagese sipas modelit Buy Now Pay Later, dhe Neptun, lider në tregun shqiptarlexo më shumë
Njoftime

Të rinjtë janë e ardhmja: iute bashkoi Javën Globale të Parasë me panairin e karrierës

Më 18 dhe 19 Mars, patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në panairin “Work & Study”, të organizuar nga Chamber of Commerce and Industry Tirana dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Në këtë event, patëm mundësinë të takonim qindra të rinj ambiciozë, të cilët kërkojnë të ndërtojnë rrugëtimin e tyre profesional. Në fjalimin hapës tëlexo më shumë
Njoftime