Kthehu pas

iute dhe Luiza Gega në Qytetin Evropian të Sportit për 2024

Evente

Përsëri dhe përsëri: aty ku ka ngjarje sportive, është edhe iute.

Kësaj here ishim të pranishëm si sponsor në një event kushtuar sportit, në një maratonë urbane. Ne ishim së bashku me Luiza Gegën, kampionen e Europës në atletikë, njëherazi ambasadorja e markës sonë, në qytetin europian të sporteve për vitin 2024.

Në 21 Prill, në bregdetin e qytetit të Vlorës, u zhvillua “Gjysmë Maratona e Vlorës” dhe iute ishte sërish i pranishëm, për të mbështetur sportin, shëndetin dhe mirëqenien fizike e mendore, së bashku me kampionen tonë të padiskutueshëm.

Në garat 5 km, 10 km dhe 21 km garuan qindra sportistë në kategori të ndryshme për fëmijë, të rinj, të rritur mbi 40 vjeç etj. Duam të shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen për të rinjtë dhe të rejat që sfiduan veten, njëri-tjetrin, rekordet kombëtare por edhe shiun dhe breshrin, në një garë emocionuese që do të mbahet mend gjatë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Shikoni se si e ka kaluar iute të premten mbrëma!

Fundjava e kaluar ishte fantastike për iute dhe punonjësit e saj. Më 26 prill, DJ legjendar gjerman i muzikës elektronike elektrizoi qytetin e Tiranës me muzikën e tij dhe iute ishte aty. Mijëra njerëz, vendas dhe turistë (madje edhe drejtuesit tanë të nivelit C), festuan dhe kërcyen, në një ngjarje që do të mbahet mendlexo më shumë
Evente

Kur inovacioni të ndihmon të dëgjosh DJ-in tënd të preferuar: Paul Kalkbrenner në Tiranë

Tirana po përgatitet për një natë të paharrueshme, ndërsa ikona e muzikës elektronike Paul Kalkbrenner del në skenë në datën 26 Prill, duke paralajmëruar fillimin e një sezoni emocionues në kryeqytet. Me çdo vit që kalon, peizazhi kulturor i Tiranës bëhet edhe më i gjallë, duke tërhequr audiencën vendase apo nga vendet fqinje në Evropë.lexo më shumë
Evente