Termat dhe Kushtet – Loja Promocionale “Shto para në ATM të iute”
Loja Promocionale “Shto para në ATM të IUTE” organizohet nga IutePay sh.p.k në përputhje me Ligjin Nr. 155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 196, datë 15.03.2017.
Kohëzgjatja e fushatës
Loja zhvillohet nga data 15 Korrik 2025 deri më 24 Dhjetor 2025, në lidhje me transaksionet e kryera në të gjitha ATM-të IUTE të vendosura në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i lojës dhe i fushatёs
Kjo fushatë ka për qëllim të promovojë përdorimin e shërbimit “Shto para” në ATM-të IUTE, duke ofruar shpërblime mujore dhe një shpërblim përfundimtar për klientët që kryejnë transaksione gjatë periudhës së fushatës.
Mënyra e pjesëmarrjes
Çdo klient që kryen të paktën një transaksion “Shto para” në një prej ATM-ve të IUTE përgjatë të gjithë periudhës së fushatës, kualifikohet automatikisht për pjesëmarrje në lojë.
- Çdo transaksion siguron 5 bileta pjesëmarrjeje.
- Transaksionet janë kumulative gjatë periudhës së fushatës.
- Për t’u kualifikuar në shortin e madh të datës 24 Dhjetor 2025, kërkohet që klienti të ketë kryer të paktën një transaksion në çdo muaj të fushatës (nga Korriku në Dhjetor).
Çmimet dhe tatimi përkatës
- Llotaria mujore (nga Gushti në Dhjetor 2025):
- Për çdo muaj do të përzgjidhen 5 fitues, të cilët do të përfitojnë një çmim prej 10,000 lekë bruto secili.
- Llotaria e madhe (24 Dhjetor 2025):
- Një fitues do të përfitojë çmimin përfundimtar prej 200,000 lekë bruto.
Shënim: Të gjitha çmimet jepen në vlerë bruto dhe i nënshtrohen tatimit të zbatueshëm, në përputhje me ligjin shqiptar për lojërat e fatit dhe të ardhurat personale. Tatimi përkatës do të mbahet në burim nga organizatori përpara shpërndarjes së çmimit. Vlera pёrkatёse e fituar do tё kalohet nё Portofolin Digjital Myiute tё klientit dhe mё tej klienti mund ta pёrdorё pёr tёrheqje ose pёr pagesa tё ndryshme direkt nga Myiute. Komisionet që lidhen me tërheqjet apo kryerjen e veprimeve përmes Portofolit Digjital Myiute mund t’i gjeni këtu.
Përzgjedhja dhe njoftimi i fituesve
Fituesit përzgjidhen në mënyrë të rastësishme përmes formulës “të rastësishme” në Excel, në prani të një noteri publik dhe në përputhje me procedurën dhe legjislacionin në fuqi.
- Përzgjedhja për çmimet mujore zhvillohet në datat: 1 Gusht, 1 Shtator, 1 Tetor, 3 Nëntor dhe 1 Dhjetor 2025.
- Përzgjedhja për çmimin e madh zhvillohet në datën 24 Dhjetor 2025.
Fituesit do të njoftohen me anë të një telefonate nga Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit të IutePay. Nëse një fitues nuk i përgjigjet 3 tentativave për telefonatë, çmimi kalon automatikisht te një fitues zëvendësues i përzgjedhur më parë.
- Raste të përjashtimit nga përfitimi i çmimit
Pjesëmarrësi nuk do të kualifikohet si fitues nëse:
- Nuk i përgjigjet 3 telefonatave të njëpasnjëshme gjatë ditës së shortit;
- Nuk paraqitet për tërheqjen e çmimit brenda afatit 1 mujor nga data e njoftimit;
- Refuzon çmimin;
- Nuk paraqet dokument identifikimi të vlefshëm;
- Refuzon të nënshkruajë procesverbalin e tërheqjes së çmimit.
Çmimet nuk janë të transferueshme te palë të treta dhe nuk mund të konvertohen në para në dorë ose rimbursim, por ato mund të aksesohen menjëherë si para elektronike ne portofolin digjital Myiute.
Të dhënat personale dhe përdorimi i imazhit
Duke marrë pjesë në këtë lojë, pjesëmarrësit japin pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre personale në funksion të zhvillimit të fushatës.
Fituesit mund të publikohen në faqen zyrtare të IUTE dhe në kanalet zyrtare të komunikimit (Facebook, Instagram, LinkedIn), vetëm pasi të kenë dhënë pëlqimin me shkrim, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përjashtime dhe të drejtë refuzimi
Çdo klient që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë lojë mund të paraqesë kërkesë për përjashtim pranë IutePay sh.p.k., përpara shortit përkatës. Në këtë rast, emri i tij nuk do të përfshihet në përzgjedhje.
Rregulla shtesë
IutePay sh.p.k. rezervon të drejtën për të ndryshuar një ose më shumë nga kushtet e lojës, vetëm pas marrjes së miratimit nga institucionet kompetente. Gjithashtu, IutePay mban të drejtën për të publikuar informacion mbi fituesit dhe zhvillimin e fushatës për qëllime promocionale.
Informacion shtesë dhe kontakt
Për çdo pyetje ose sqarim lidhur me lojën, ju lutemi kontaktoni në:
Shërbimi ndaj Klientit – 044 50 50 60