Menaxher për Shitjet me Partnerët për produktin CASH – Tiranë

Raporton te: Head of Cash Sales

Përgjegjësitë kryesore:

· Menaxhon dhe mbështet rrjetin ekzistues të Cash Partnerëve në Tiranë

· Siguron asistencë të vazhdueshme për partnerët dhe ruan komunikim efektiv me ta

· Identifikon, negocion dhe implementon bashkëpunime me partnerë të rinj

· Monitoron performancën e partnerëve dhe propozon masa për përmirësim

· Raporton zhvillimet në terren dhe bashkëpunon me ekipet e tjera për qëllime të përbashkëta

Kualifikimet e kërkuara:

· Eksperiencë pune në fushën e shitjeve

· Eksperienca në sektorin bankar, mikrofinancë apo fusha të ngjashme financiare konsiderohet avantazh

· Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim dhe ndërtim marrëdhëniesh afatgjata

· Vetëiniciativë, organizim i mirë dhe orientim të fortë drejt rezultateve

· Të ketë leje drejtimi (kategoria B) dhe gatishmëri për udhëtime të shpeshta në terren

 

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në brenda datës 10.10.2025 te: 

*Me dërgimin e CV-së tuaj në adresën elektronike  , ti jep miratimin tënd për përpunimin e të dhënave të tua personale nga ana e IuteCredit Albania në përputhje me kërkesat e Ligjit 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, vetëm për qëllimin që keni deklaruar vullnetarisht këto të dhëna. IuteCredit Albania merr masat e duhura për përpunimin e sigurt të të dhënave të tua personale. Për më tepër, drejtohu në Politikën tonë të Privatësisë