Menaxher i Marrëdhënieve me Partnerët (CASH) – Rajoni i Jugut
Për të aplikuar në këtë pozicion lutemi të nisni CV në
Lokacioni: Preferohet që aplikanti të jetë rezident ne rajonin e Jugut (Lushnjë, Berat, Fier ose zonat përreth)
Raporton te: Head of Cash Sales
Përshkrimi i pozicionit:
Iute po kërkon një Partner Relationship Manager për të menaxhuar dhe zhvilluar rrjetin e partnerëve CASH në rajonin e Jugut. Roli përfshin angazhim të drejtpërdrejtë me partnerët ekzistues, identifikimin e bashkëpunimeve të reja dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës në terren.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon dhe mbështet rrjetin ekzistues të Partnerëve Cash në rajonin e Jugut.
- Siguron asistencë të vazhdueshme për partnerët dhe ruan komunikim efektiv me ta.
- Identifikon, negocion dhe implementon bashkëpunime me partnerë të rinj.
- Monitoron performancën e partnerëve dhe propozon masa për përmirësim.
- Raporton zhvillimet në terren dhe bashkëpunon me ekipet e tjera për qëllime të përbashkëta.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë pune në fushën e shitjeve.
- Eksperienca në sektorin bankar, mikrofinancë apo fusha të ngjashme financiare konsiderohet avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim dhe ndërtim marrëdhëniesh afatgjata.
- Vetëiniciativë, organizim i mirë dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
- Të ketë leje drejtimi (kategoria B) dhe gatishmëri për udhëtime të shpeshta në terren.
Çfarë ofrohet:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Trajnime dhe mundësi për zhvillim të vazhdueshëm
- Fondi i Pensionit Suplementar
- Sigurim privat i jetës dhe i shëndetit
- Udhëtime “Retreats” të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.
- “Team Building” dhe aktivitete sociale.
- Paketë pagese konkurruese + bonuse mujore.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në brenda datës 15.06.2025 tek:
*Me dërgimin e CV-së tuaj në adresën elektronike , ti jep miratimin tënd për përpunimin e të dhënave të tua personale nga ana e IuteCredit Albania në përputhje me kërkesat e Ligjit 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, vetëm për qëllimin që keni deklaruar vullnetarisht këto të dhëna. IuteCredit Albania merr masat e duhura për përpunimin e sigurt të të dhënave të tua personale. Për më tepër, drejtohu në Politikën tonë të Privatësisë