Menaxher i Marrëdhënieve me Partnerët, Vlorë
DETYRAT KRYESORE:
- Identifikon mundësi te reja biznesi dhe prezanton zhvillimin e modelit të biznesit IuteCredit tek partneret potencial.
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerët, biznese që shesin produktet/shërbimet e tyre më këste.
- Përgjegjës për zhvillimin/rritjen e portofolit të partnerëve, mbajtjen e sa më shumë pikave aktive si dhe kontraktimin e partnerëve të rinj.
- Prezanton/sugjeron produktet dhe shërbimet e IuteCredit tek çdo partner, në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e partnerit.
- Trajnon stafin e shitjes së partnerit me qëllim nxitjen e shitjeve të produkteve/shërbimeve të IuteCredit, dhe sigurohet që procesi i shitjes bëhet konform prodecurave në fuqi.
- Monitoron çdo ditë rezultatet e shitjeve me patnerët dhe merr masa për partnerë që nuk performojnë, me qëllim përmbushjen e targetave të vendosura nga supervizori.
- Në bashkëpunim me departamentin e marketingut, ndihmon partnerin me zgjidhje praktike për të rekalmuar mundesinë e shitjes me këste.
- Menaxhon problematikat ose ankesat e partnerit në lidhje me shërbimin e IuteCredit.
PËR KËTË POZICION JU NEVOJITEN:
- Aftësi të shkëlqyera shitjeje
- Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie me partnerët
- Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur
- Dëshirë për të punuar në terren
- Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve
- Eksperiencë të mëparshme në shitje, preferohet mbi 2 vjet
- Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B
JU OFROJMË:
- Pagë konkuruese.
- Bonus mujor/ vjetor bazuar në performance.
- Skemën e Pensionit Privat dhe sigurim privat i Shëndetit dhe Jetës.
- Mundësi për të udhetuar Botën.
- Aktivitete Team Building të rregullta
- Mundësi zhvillimi personal dhe profesional.
Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit, brenda datës 03.12.2024.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti.