Këshillues i klientit në degë – Vlorë

Për të aplikuar në këtë pozicion lutemi të nisni CV në 

 

Lokacioni: Dega iute në qytetin e Vlorës

Përshkrimi i pozicionit:

– Kontribuon në arritjen dhe tejkalimin e target-ave të degës, bazuar në treguesit e performancës që u është dhënë
– Siguron eksperiencën më të mirë për klientët dhe krijon klientë besnik për kompaninë
– Zbaton procedurat dhe politikat në fuqi
– Trajton ankesat/ kërkeseat/ feedback-un e klientëve në mënyrë profesionale
– Kryen telefonata efektive drejt klientëve me vonesë në pagesa
– Kryen telefonata “After Sale” drejtuar klientëve ekzistues për tu ofruar shërbime të tjera
– Respekton kodin e etikës së kompanisë
– I përgjigjet në mënyrë efektive thirrjeve hyrëse sipas kërkesave të punës

Aftësitë e kërkuara:

– Komunikim të shkëlqyer dhe aftësi ndërpersonale
– Aftësia për të kryer shumë detyra në një mjedis shumë dinamik
– Orientimi drejt kënaqësisë së klientit dhe aftësi në shitje
– Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip me mbikqyrje te limituar
– Aftësia për të reaguar me qetësi dhe profesionalizëm ndaj situatave stresuese
– Duhet të jetë tolerant ndaj të gjitha llojeve të personalitetit të klientëve,punonjësve, etj.
– Njohuri të mira në paketën Microsoft Office

Edukimi / Eksperienca e punës:

– Diplomë Bachelor në degët: Administrim Biznes, Financë ose fusha të ngjashme
– Të paktën 1 vit eksperiencë në institucionet financiare apo në pozicione të ngjashme do të konsiderohej një avantazh
– Njohja e mirë e gjuhës angleze

Ofrohet:

• Të ardhura Neto mujore (Pagë +Bonus mujor) deri në 100,000 ALL
• Fondi i Pensionit Suplementar Privat
• Sigurim privat i jetës dhe i shëndetit
• “Retreats” të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë
• Team Building

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në brenda datës 30.06.2025 te:

*Me dërgimin e CV-së tuaj në adresën elektronike  , ti jep miratimin tënd për përpunimin e të dhënave të tua personale nga ana e IuteCredit Albania në përputhje me kërkesat e Ligjit 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, vetëm për qëllimin që keni deklaruar vullnetarisht këto të dhëna. IuteCredit Albania merr masat e duhura për përpunimin e sigurt të të dhënave të tua personale. Për më tepër, drejtohu në Politikën tonë të Privatësisë