Deklaratë pëlqimi për përpunimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.

  • Si klient i IuteCredit Albania sh.a., dhe pasi jam informuar se të dhënat e mia personale përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 124/19.12.2024, unë, me anë të kësaj deklarate, jap lirshëm dhe vullnetarisht pëlqimin tim të qartë për përpunimin e të dhënave të mia personale, përkatësisht emrit, mbiemrit, numrit të telefonit dhe adresës së email-it, për qëllime marketingu dhe promocionale.
  • Ky pëlqim zbatohet për marketingun e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga IuteCredit Albania sh.a., nga shoqëritë e tjera të Grupit Iute (Iutepay sh.p.k. dhe Supermart Albania sh.p.k.), si dhe nga partnerët e tyre.
  • Jam dakord të kontaktohem përmes mjeteve elektronike të komunikimit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në to : email-in, SMS-të, telefonatat, njoftimet e aplikacionit MyIute dhe sistemet automatike zanore.
  • Konfirmoj se jam informuar për të drejtën time për të kundërshtuar ose për të tërhequr këtë pëlqim në çdo kohë, pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit të kryer para tërheqjes, duke paraqitur një kërkesë me shkrim në adresat , ose duke kontaktuar çdo degë të IuteCredit Albania sh.a.