“INFORMACION MBI KUSHTET DHE LISTA E ÇMIMEVE PËR PRODUKTET E KREDISË KONSUMATORE, NË FUQI PREJ DATËS 12.02.2026”

Qëllimi i dokumentit

Ky dokument përbën një prezantim të kushteve dhe çmimeve të kredisë konsumatore në IuteCredit.

Kontakte:

IuteCredit Albania SH.A.

Rruga: Andon Zako Çajupi, Ndërtesa Nr. 3, Hyrja Nr. 2, Tiranë

+355 44505060

www.iute.al

Qëllimi i kredisë:

Kreditë konsumatore në vlera të vogla synojnë të përmbushin nevojat personale të individëve për blerje produktesh, apo nevoja të tjera të tyre.

Normat e interesit

Norma e interesit – llogaritet si një përqindje vjetore mbi principalin e papaguar të huasë për

çdo periudhë dhe të shprehur si norma vjetore e 360 ditëve të vitit dhe 30 ditëve të muajit.

Kredia “Cash”

Shuma: 20.000 – 600,000 Lekë Norma e interesit: 0 – 44.4%

Afati:2,6,9,12,18,24,30 – 60 muaj

Kredia Partnerë – Kredi për blerje produktesh në pika të autorizuara

Shuma: deri në 600,000 Lekë

Norma e interesit: 0 – 44.1%

Afati 4 – 48 muaj

Norma efektive e interesit (NEI)

Norma efektive e interesit NEI është totali i kostos së kredisë për klientin e shprehur si përqindje

vjetore e vlerës së kredisë së dhënë. Kostoja totale e kredisë për klientin është totali i të gjitha shpenzimeve ku perfshihen interesat, komisionet dhe çdo lloj tjetër shpenzimi që klienti paguan

për kredinë, sipas kushteve të marrëveshjes së kredisë.

Komisioni i angazhimit

Komisioni i Angazhimit është një komision i aplikuar nga Kredidhënësi dhe përfaqëson kostot që lidhen me miratimin dhe disbursimin e kredisë. Komisioni i Angazhimit është i pagueshëm në momentin e nënshkrimit të Kontratës së Kredisë Specifike dhe do të mbahet nga Shuma e Kredisë. Nëse klienti ka paguar një komision angazhimi dhe po ushtron të drejtën e tij për t’u tërhequr nga kredia, klienti do ta kthejë shumën e kredisë duke zbritur komisionin e angazhimit.

Për kredinë “Cash” : 0 % – max. 5 % mbi shumën e kredisë, bazuar në profilin e riskut të klientit;

Për kredinë “Në Partnerë “ komisioni është 0.

Lëvrimi i kredisë

Kredia do të disbursohet e gjitha në llogarinë e pagesës së parasë elektronike të klientit, të hapur

pranë IutePay SH.P.K. Më pas, klienti mund të transferojë fondet e kredisë nga llogaria e pagesës së parasë elektronike në llogarinë e tij bankare, të tërheqë cash (para në dorë) nëpërmjet ATM- ve të iute-s, agjentëve të cash-it ose partner të cash-it. Në rast të një kredie të aplikuar pranë një partneri, kredia do të disbursohet në llogarinë e pagesës së parasë elektronike të klientit dhe më pas do të transferohet në llogarinë e parasë elektronike të partnerit, sipas udhëzimeve të dhëna nga klienti.

Shlyerja e kredisë

Shlyerja e kredisë nga klienti do të kryhet në përputhje me planin e pagesës që klienti do të dakordësojë në momentin e nënshkrimit të kontratës së kredisë. Klienti mund të depozitojë fonde në llogarinë e pagesës së parasë elektronike nga llogaria e tij bankare, nëpërmjet agjentëve të cash-it falas, pa asnjë kosto shtesë, fonde të cilat më pas shërbejnë për pagesën e këstit të kredisë.

Tabela e llogaritjes së NEI

Për shumën e kredisë prej 300,000 lekë për afatin 60 muaj, me interes 28.11 % dhe komision angazhimi 9,000 lekë (3%), i cili paguhet në momentin e disbursimit të kredisë, NEI i kredisë është 34.09%. Shlyerja mujore do të jetë 9,361 lekë.

Ekuacioni për llogaritjen e NEI si në vijim:

300,000=9,000+ 9,361 /((1+i)^1/12)+ 9,361 / ((1+i) ^2/12)+ 9,361 /((1+i) ^3/12)+…+ 9,361

/((1+i) ^ 60/12) i= 34.09%

i (NEI) – është norma efektive e interesit, e cila mund të llogaritet (nga algjebra ose nga një program kompjuteri) si më poshtë:

M -tk m’ -ti

∑ Kk (1+i) = ∑ RI (1+i)

K=1 I=1

m – është numri total i kësteve të lëvrimit të kredisë, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste (drawdowns), të paguar nga kredidhënësi.

k – është kësti i k-të i kredisë i lëvruar nga kredidhënësi (nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste),

kështu që 1≤ k ≤ m.

Kk – është vlera e këstit të kredisë (drawdown) të vënë në dispozicion të klientit (të lëvruar) në periudhën k.

tk – është intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së lëvrimit të këstit të parë të kredisë (first drawdown) të vënë në dispozicion të klientit (nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste) dhe datës së çdo kësti pasues të kredisë të vënë në dispozicion të klientit, domethënë t1 = 0.

m’ – është numri total i kësteve të paguara nga klienti për shlyerjen e kredisë dhe/ ose pagesave të shpenzimeve.

l – është pagesa e l-të e kryer nga klienti për shlyerjen e kredisë ose pagesën e shpenzimeve. Rl – është vlera e këstit të shlyerjes ose pagesës së shpenzimeve nga klienti në periudhën l . 15

ti- është intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së lëvrimit të këstit të parë të kredisë të vënë në dispozicion të klientit (nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste) ose datës së lëvrimit të kredisë (në rast se lëvrimi i kredisë bëhet i plotë) dhe datës së çdo kësti për shlyerje dhe/ose pagimi shpenzimesh vijuese që paguan klienti.

Komisioni i njoftimit të vonesës

Komisioni i njoftimit të Vonesës është kuota që paguhet nga kredimarrësi për të mbuluar shpenzimet administrative që bën Kredidhënësi për të njoftuar Kredimarrësin për pagesën e tij në vonesë, me anë të mjeteve të qëndrueshme të komunikimit, të tilla si: letër njoftuese (shpenzime administrative për përgatitjen dhe dërgimin e letrës si dhe njoftimet e tjera me anë të telefonatave) dhe SMS-ve (shpenzime administrative për përgatitjen dhe dërgimin e SMS-ve). Klientit i ngarkohet një komision për njoftimet e detyrimeve të vonuara të dërguara me SMS nga dita e dytë e vonuar në shumën prej 25 Lekë (njëzetë e pesë lekë) secili dhe komision për njoftimet me shkrim të dërguara si më poshtë: paralajmërimi i parë me shkrim 300 (treqind) Lekë, paralajmërimi me shkrim përpara përfundimit të kontratës së kredisë specifike 350 (treqind e pesëdhjetë) Lekë.

Kamatëvonesa ditore dhe penaliteti në datën e mbylljes së kontratës

Huamarrësi është i detyruar t’i paguajë huadhënësit kamatëvonesën në rastin e pagesave të kësteve që kryhen pasi ju ka kaluar afati (pagesa në vonesë) në shlyerjen e detyrimeve. Kamatëvonesa do të jetë 3% (tre për qind) në ditë e llogaritur mbi shumën e principalit plus interesin e çdo kësti në vonesë, duke nisur nga e nesërmja e datës kur detyrimi është bërë i kërkueshëm. Kamatëvonesat e parashikuara të cilat paguhen nga kredimarrësi, nuk tejkalojnë në asnjë rast më shumë se 30% të shumës së detyrimit kontraktor (këstit/ kësteve të papaguar të kredisë). Zbatimi i kamatëvonesës nuk cenon të drejtën e huadhënësit për të nisur procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm apo për të zgjidhur kontratën në përputhje me parashikimet e saj.

Norma e aplikueshme për humbjet financiare nga ndërprerja e kontratës në datën e mbylljes së kontratës është 15% e principalit e të gjithë kësteve të ardhshme duke nisur nga data e mbylljes së kontratës.

E drejta e tërheqjes nga kredia konsumatore

Klienti ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata e kredisë për një periudhë 14 ditore nga data e nënshkrimit të kontratës. Në rast se Klienti ushtron të drejtën e tij për t’u tërhequr nga Kontrata e Kredisë Specifike, ai do t’i kthejë Kredidhënësit shumën e kredisë dhe interesin e perllogaritur i cili llogaritet në bazë të ditëve që Kredia ka qenë në përdorim nga Klienti brenda të njëjtit afat prej 14 ditësh, duke zbritur vlerën e paguar të Komisionit të Angazhimit. Interesi llogaritet në bazë të normës së interesit në ditë siç është rënë dakord në Kontratën e Kredisë Specifike.

Shlyerje përpara përfundimit të afatit të kredisë

Nëse klienti e mbyll vlerën e mbetur të kredisë përpara kohe, falet 100% i interesit të mbetur për muajt pasardhës.

Në rast të shlyerjes së plotë të kredisë « Cash » përpara përfundimit të afatit,do të aplikohet komisioni i shlyerjes në masën 1 përqind të kredisë së parapaguar, kur periudha e mbetur e Kontratës së Kredisë Specifike është më e gjatë se 12 muaj dhe në masën 0.5 për qind të kredisë së parapaguar kur periudha e mbetur e Kontratës së Kredisë Specifike është më pak se 12 muaj. Në rast të shlyerjes së plotë të kredisë « Në Partner » përpara përfundimit të afatit, komisioni i

shlyerjes është 0 Lekë.

Komisione për lëshim vërtetimesh/ dokumentacioni

Vërtetim i mbylljes së kredisë 2,000 Lekë;

Vërtetim i balancës së kredisë: 0 Lekë nga aplikacioni Myiute dhe 2,500 Lekë e printuar;

Kopje e kontratës së kredisë: 0 Lekë nga aplikacioni Myiute dhe 2,000 Lekë e printuar;

Kopje e planit të pagesave (installment table) – 0 Lekë

Ndryshim i kolateralit për kreditë e makinave – 2,000 Lekë; Bllokim i kolateralit (mjet motorrik) në RBS – 1,600 Lekë; Zhbllokim i kolateralit në RBS – 2,000 Lekë.