Kryej transaksione në Myiute!
Përfito pikë në programin
e besnikërisë iutePlus.

Zbulo shpërblimet që përfiton nga çdo transaksion!

Aktivizo Portofolin Digjital

500 pikë Plus

Shto Para nga ATM

50 pikë Plus për çdo depozitë
500 pikë Plus nëse kryen depozitim për 3 muaj rresht!

Dërgo Para

500 pikë Plus nëse dergon para te 5 persona të ndryshëm brenda një muaji.

Paguaj tani me Kod QR

100 pikë Plus për pagesën e parë
Pikë Plus ekstra për çdo blerje të radhës.

Paguaj tani në e-commerce

300 pikë Plus për blerjen e parë online
Pikë Plus ekstra për çdo blerje të radhës.

Termat dhe Kushtet e Shpërblimit me pikë në iutePlus

Fushata e shpërblimeve i mundëson çdo përdoruesi të portofolit digjital Myiute të fitojë pikë Plus për transaksione të përditshme, sipas skemës së re:

 

Detajet e Shpërblimeve

 

Aktivizo Portofolin Digjital Myiute

Fito 500 pikë Plus kur aktivizon portofolin digjital për herë të parë.
Aktivizimi duhet të kryhet përmes aplikacionit MyIute gjatë periudhës së fushatës.
Aktivizimet automatike nga disbursimi i një kredie nuk kualifikohen.
Pikët kreditohen një ditë pas aktivizimit të portofolit digjital.

Shto Para nga ATM-të iute

Fiton 50 pikë Plus për çdo shtim paraje cash në ATM-të iute.
Nuk ka kufizim për numrin e transaksioneve gjatë periudhës së fushatës.

Bonus: Nëse kryen të paktën një shtim paraje cash në ATM-të iute çdo muaj për 3 muaj rresht (Janar, Shkurt, Mars), fiton 500 pikë Plus shtesë.

Pikët kreditohen një ditë pas transaksionit.

 

Dërgo Para

Fiton 500 pikë Plus nëse dërgon para te të paktën 5 persona të ndryshëm brenda një muaji.
Transaksionet duhet të jenë të suksesshme dhe jo të anuluara.
Pikët kreditohen gjatë javës së parë të muajit pasardhës, pasi verifikohet kushti i 5 marrësve unikë.

Paguaj Tani me Kod QR

Fito 100 pikë Plus për pagesën e parë me kod QR gjatë periudhës së fushatës.
Për çdo pagesë tjetër me kod QR, fito pikë ekuivalente me 0.5% të vlerës së transaksionit (minimumi 10 pikë).

Shembull: Nëse paguan 2,000 ALL, fiton 10 pikë (sepse 0.5% = 10 pikë).

Pikët kreditohen një ditë pas transaksionit.

 

Paguaj Tani në e-commerce

Fito 300 pikë Plus për blerjen e parë online gjatë periudhës së fushatës.
Për çdo blerje tjetër online, fito pikë ekuivalente me 0.5% të vlerës së transaksionit (minimumi 10 pikë).

Shembull: Nëse blen për 5,000 ALL, fiton 25 pikë (sepse 0.5% = 25 pikë).

Pikët kreditohen një ditë pas transaksionit.

 

Kohëzgjatja e Fushatës

Fushata është aktive nga 1 Janar 2026 deri më 31 Mars 2026.
Iute Albania rezervon të drejtën të ndryshojë ose përfundojë fushatën pa njoftim paraprak. Pikët e fituara para ndryshimit mbeten të vlefshme deri në skadencën e tyre.

 

Pranueshmëria

Duhet të jesh mbi 18 vjeç, rezident në Shqipëri, dhe të kesh vetëm një llogari portofoli digjital me iute.
Transaksionet duhet të kryhen përmes aplikacionit MyIute gjatë periudhës së fushatës.
Transaksionet e anuluara ose mashtruese nuk kualifikohen për pikë shpërblimi.

 

Kreditimi dhe Përdorimi i Pikëve

Pikët mund të përdoren për blerje në Supermart.al.
Afati i skadencës: Pikët skadojnë pas 12 muajsh nga data e kreditimit në portofol digjital Myiute.

 

Dispozita Shtesë

Mashtrim dhe Abuzim: Në rast dyshimi për mashtrim ose abuzim, iute Albania rezervon të drejtën të anulojë pikët dhe të përjashtojë pjesëmarrësin nga fushata.

Ndryshime dhe Anulim: iute Albania mund të ndryshojë, anulojë ose përfundojë fushatën në çdo kohë pa njoftim paraprak.

Përgjegjësia: iute Albania nuk mban përgjegjësi për cilësinë apo kushtet e produkteve të blera përmes pikëve.

Privatësia: Të dhënat personale përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

E drejta për ankesë: Ankesat mund të dërgohen sipas procedurës së komunikuar në faqen tonë zyrtare Ankesa dhe Kërkesa.

Termat rregullohen nga ligji shqiptar dhe juridiksioni kompetent është Gjykatat e Tiranës.