SENIOR BUSINESS LOAN UNDERWRITER
Underwriter i Lartë – Kredi Biznesi/ Senior Business Loan Underwriter
Raportimi direkt: Chief Risk Officer (CRO)
Qëllimi i Pozicionit
Underwriter-i i Lartë për Kredi Biznesi është përgjegjës për analizën dhe vlerësimin e pavarur të aplikimeve për kredi biznesi, me fokus në identifikimin dhe menaxhimin e riskut kreditor. Roli përfshin monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mjeteve dhe parametrave të vendimmarrjes për kredi, si dhe mirëmbajtjen e Manualit të Riskut të Kredisë së Biznesit. Pozicioni kërkon balancimin e objektivave të rritjes së biznesit me standardet e menaxhimit të riskut, duke garantuar vendimmarrje profesionale, të pavarur dhe të bazuar në analiza të mirëfillta.
Përgjegjësitë Kryesore
- Vlerësimi dhe Underwriting i Kredive të Biznesit
- Analizon dhe vlerëson aplikimet për kredi biznesi (analizë financiare, operacionale, garanci, histori krediti etj.).
- Merr vendime miratimi/refuzimi/kushtëzimi brenda limiteve të deleguara të autoritetit.
- Përgatit rekomandime të argumentuara për kreditë që kalojnë limitin e autoritetit individual, drejt komiteteve përkatëse të kreditit.
- Koordinim me Departamentin Komercial
- Shërben si pika kryesore e kontaktit e Riskut për aplikimet e paraqitura nga ekipet Komerciale/Sales.
- Siguron kohë përgjigje efikase, pa kompromentuar cilësinë e analizës së riskut.
- Komunikon qartë arsyet e vendimeve dhe kushtet e nevojshme për miratim.
- Kontribuon me perspektivën e riskut që në fazat e para të zhvillimit të produkteve/proceseve të reja për kreditë e biznesit.
- Monitorimi i Risk Features dhe Performancës së Portofolit
- Monitoron performancën e vazhdueshme të treguesve/karakteristikave të riskut të përdorura në modelet dhe kriteret e vlerësimit të kredive të biznesit.
- Identifikon devijime, trende negative ose përkeqësim të cilësisë së portofolit.
- Rekomandon rregullime të kritereve/politikave, bazuar në analizën e performancës.
- Menaxhimi i Loan Decision Engine
- Propozon ndryshime/optimizime të motorit të vendimmarrjes automatike, sipas cilësisë aktuale të portofolit në bashkëpunim me CRO-n dhe ekipet e e departamentit komercial dhe ate te menaxhimit te produkteve.
- Kryen teste dhe simulime përpara implementimit të ndryshimeve në “Loan Decision Engine”.
- Menaxhimi i Manualit të Riskut të Kredisë se Biznesit
- Mban dhe përditëson rregullisht Manualin e Riskut të Kredisë për kredi biznesi, duke garantuar që ai reflekton politikat, procedurat dhe praktikat aktuale.
- Siguron përputhshmërinë e manualit me kërkesat rregullatore dhe standardet e brendshme të governancës.
- Komunikon dhe trajnon stafin përkatës mbi ndryshimet në manual.
- Raportim dhe Komunikim me CRO
- Raporton rregullisht (mujor/tremujor) te CRO mbi cilësinë e portofolit, performancën e riskut dhe rekomandimet përkatëse.
- Ngre alarme të hershme (early warning) te CRO në rast identifikimi të risqeve të reja ose përkeqësimi të portofolit.
- Kontribuon në raportet e riskut Komitetin e Riskut, kur kërkohet.
- Governancë, Compliance dhe Menaxhim Risku
- Vepron në përputhje të plotë me kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar dhe politikat e brendshme të kompanisë.
- Ruan pavarësinë e gjykimit profesional dhe i qëndron presionit nga struktura komerciale për të miratuar kredi jashtë kritereve të riskut.
- Kontribuon në auditime të brendshme/të jashtme dhe inspektime rregullatore lidhur me kreditë e biznesit.
Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar
- Diplomë në Financë, Ekonomi, Bankë ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite përvojë në analizë kredie, underwriting ose risk kredie.
- Përvojë në vlerësimin e kredive për SME.
- Njohuri mbi riskun kreditor, scorecards, decision engines dhe kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar.
- Aftësi shumë të mira në Excel; njohuritë në SQL dhe Python përbëjnë avantazh.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Aftësi dhe Kompetenca Kyçe
- Aftësi për të analizuar informacionin dhe për të marrë vendime të mira.
- Integritet profesional dhe gjykim i pavarur.
- Komunikim dhe bashkëpunim shumë i mirë me ekipet e tjera.
- Kujdes ndaj detajeve dhe organizim i mirë i punës.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht në një mjedis dinamik.
Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre tek deri ne daten 15.09.2026.
Duke derguar CV tuaj tek adresa , ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar (Link – Politika e Privatesise se Rekrutimit https://iute.al/politika-e-privatesise-dhe-kushtet/politika-e-privatesise-se-rekrutimit/