Shto cash në dyqanet e partnerëve afër teje dhe tërhiq para në çast nga ATM-të iute të hapura 24/7!
Krijo llogarinë tënde FALAS

Pavarësisht nëse je duke shtuar cash në portofolin tënd digjital ose dëshiron të tërheqësh para, ne kemi dizajnuar shërbimet tona për ta bërë menaxhimin e parave të tua më të shpejtë dhe më të thjeshtë se asnjëherë.

Shto cash
Ne kemi larguar çdo pengesë, kështu që ti mund të shtosh cash në Portofolin Digjital pa radhë dhe pa stres.

  • Të shtosh cash në portofolin tënd digjital vjen krejtësisht FALAS.

  • Ne ofrojmë një rrjet të gjerë partnerësh në mbarë Shqipërinë.

  • Cash-i shtohet në portofolin tënd digjital sa hap e mbyll sytë.

  • Sill cash, së bashku me ID-në tënde në dyqanin e partnerit që ke zgjedhur.

     

Krijo një Llogari

Si të shtosh cash në llogarinë tënde?

  • 1

    Gjej pikën më të afërt të partnerit iute.

  • 2

    Merr me vete kartën e identitetit ose pasaportën dhe cash-in.

  • 3

    Skano kodin QR të vendosur në pikën e partnerit duke përdorur aplikacionin Myiute.

  • 4

    Pas skanimit të kodit QR iute, zgjidh “Shto Cash”, nga shërbimet e disponueshme që shfaqen.

  • 5

    Dorëzoi dokumentin tënd të identifikimit dhe cash-in partnerit.

  • 6

    Cash-i do të mbërrijë në portofolin tënd digjital menjëherë.

Tërhiq para
Tani është më e thjeshtë për ty që të tërheqësh para! Ne kemi larguar çdo pengesë, kështu që ti mund të tërheqësh para në dorë, pa radhë dhe pa stres.

  • Tërhiq para në ATM-të iute 24/7 ose në pikat e partnerëve iute në të gjithë Shqipërinë.

  • Për të tërhequr para në shuma më të mëdha në rehati të plotë, përdor ATM-të e iute.

  • Për të tërhequr një shumë më të vogël parash ndërsa je në lëvizje, vizito pikat e partnerëve dhe sill ID-në tënde me vete.

     

 

Krijo një Llogari

Si të tërheqësh para në dyqanin e partnerit?

  • 1

    Gjej pikën më të afërt të partnerit iute dhe merr me vete kartën e identitetit ose pasaportën.

  • 2

    Skano kodin QR të vendosur në pikën e partnerit duke përdorur aplikacionin Myiute.

  • 3

    Pas skanimit të kodit QR iute, zgjidh “Tërhiq Para”, nga shërbimet e disponueshme që shfaqen.

  • 4

    Dorëzoi dokumentin tënd të identifikimit partnerit.

  • 5

    Partneri do të konfirmojë identitetin tënd dhe do të të dorëzojë cash.

Jemi këtu për të ndihmuar!

Nëse ke ende nevojë për informacion, mos hezito të na shkruash në Chat box – për të të ndihmuar me çdo pyetje që mund të kesh.

Si mund të shtoj cash në portofolin tim digjital?

Shtimi i cash-it tashmë është bërë edhe më i lehtë! Gjej partnerin iute që ofron shtimin e cash-it në portofolin digjital.

 

  1. Sigurohu që ke shkarkuar aplikacionin Myiute.
  2. Merr cash me vete dhe ID-në, në mënyrë që të jemi në gjendje të të identifikojmë.
  3. Skano kodin QR për të nisur procesin dhe shto sa cash dëshiron të shtosh në llogarinë tënde.
  4. Dorëzoi partnerit ID-në dhe cash-in.
  5. Pas kësaj, shtimi i cash-it në portofolin tënd digjital do jetë kryer me sukses.

 

Nëse ke nevojë për ndihmë gjatë aktivizimit, ekipi ynë mbështetës është i gatshëm të ndihmojë në çdo hap të rrugës.

Si mund të tërheq para nga portofoli im digjital?

Ti mund të tërheqësh para nga Portofoli Digjital në ATM iute, aktivë 24/7, ose mund të vizitosh pikat tona partnere.

 

  1. Sigurohu që kesh shkarkuar Myiute App në të dyja rastet.
  2. Skano kodin QR që e gjen në pikën e partnerit ose vendos në ATM kodin tënd të referencës, që e gjen në Myiute app.
  3. Ndiq udhëzimet.
  4. Vendos vlerën e parave që dëshiron të tërheqësh.
  5. Merr paratë.

 

A ka komision shërbimi i shtimit ose tërheqjes së parave?

Shtimi i cash-it në portofol digjital është tëresisht pa pagesë. Lidhur me tarifat e transaksioneve të tjera, kliko këtu dhe informohu më shumë.

Ku më leverdis më shumë që të tërheq para në shuma të mëdha?

Tërheqja e parave 24/7 është e mundur vetëm pranë ATM-ve iute. Është pikërisht ky avantazh që i bën ATM-të më të përshtatshme për të marrë çdo shumë, në çdo orar të ditës.

A mund të vizitoj pikat e partnerëve pa njoftim paraprak?

Mund të ndodhë që partneri nuk ka mjaftueshëm cash të disponueshëm në momentin e vizitës, ndaj të sugjerojmë që ATM-të iute të jenë zgjedhja jote e parë për të tërhequr para, veçanërisht për vlera të mëdha. Partnerët janë opsion i mirë për të tërhequr dhe shtuar shumë më të vogla cash-i ndërsa je në lëvizje.

Pse më duhet të paraqes kartën time të identitetit ose pasaportën pranë pikave të partnerëve?

Ne dhe partneri ynë duam të sigurohemi se vetëm ti ke akses në cash-in tënd.

Si mundet një person tjetër të shtojë cash në portofolin tim digjital?

Një person tjetër nuk mund të shtojë cash në portofolin tënd digjital pasi për ne dhe ty, është e rëndësishme të parandalohet mashtrimi. Nëse një person tjetër dëshiron të shtojë cash, ai mund ta bëjë këtë nëpërmjet transfertës bankare.