Programi shpërblyes i referimit në Myiute App
Refero një mik për të aktivizuar Portofolin Digjital Myiute dhe shpërblehuni me Pikë Plus!
Fto miqtë e tu, të cilët nuk janë ende pjesë e iute, të regjistrohen në Myiute dhe fitoni shpërblime së bashku! Kur miku yt regjistrohet dhe aktivizon Portofolin Digjital përmes referimit, të dy merrni nga 1,000 Pikë Plus në programin e besnikërisë iutePlus.
Pikët mund të përdoren te partnerët zyrtarë të iute (1 Pikë Plus = 1 Lek)
Ndaj kodin tënd të referimit
Dërgo link-un tënd të referimit
Përdor kodin tënd unik QR
Si të shpërbleheni me Pikë Plus?
-
1
Referimi
Zgjidh një ndër mënyrat e referimit.
-
2
Regjistrimi
Miku yt regjistrohet në Myiute.
-
3
Aktivizimi
Ai aktivizon Portofolin Digjital.
-
4
Shpërblimet
Të dy merrni nga 1,000 Pikë Plus.
Ne jemi ketu për të të ndihmuar!
Nëse nuk e gjen përgjigjen që po kërkon në seksionin Pyetje/Përgjigje më poshtë, na kontakto nëpërmjet Chat-it. Jemi këtu për të të asistuar me çdo pyetje që mund të kesh!
Të gjithë klientët ekzistues në iute që kanë një llogari aktive në Portofolin Digjital Myiute mund të referojnë një mik.
Metoda 1: Ndaj kodin tënd të Referimit
· Hyr në “Refero një mik” në Myiute
· Kopjo kodin tënd të referimit
· Ndaje me një mik
· Ai vendos kodin gjatë regjistrimit dhe më pas aktivizon Portofolin Digjital
· Ju do të fitoni Pikë Plus për referime të suksesshme gjatë fushatave aktive
Metoda 2: Ndaj link-un tënd të Referimit
· Hyr në “Refero një mik” në Myiute
· Kopjo link-un tënd të referimit
· Dërgoje te miku yt
· Ai shkarkon aplikacionin përmes link-ut dhe aktivizon Portofolin Digjital
· Ju do të fitoni Pikë Plus për referime të suksesshme gjatë fushatave aktive
Metoda 3: Ndaj kodin tënd QR
· Hyr në “Refero një mik” në Myiute
· Tregoji mikut tënd kodin QR të referimit
· Ai skanon kodin, shkarkon aplikacionin përmes tij dhe aktivizon Portofolin Digjital
· Ju do të fitoni Pikë Plus për referime të suksesshme gjatë fushatave aktive
Jo. Mund të referosh të gjithë miqtë apo familjarët e tu. Sa më shumë referime, aq më shumë shpërblime.
Pikët Plus do të shfaqen në llogarinë tënde në Myiute, një ditë pasi personi i referuar të ketë aktivizuar Portofolin Digjital.
Termat & Kushtet
Për më shumë, sigurohu që të njihesh me Termat dhe Kushtet e programit shpërblyes “Refero një mik në Myiute App”.