Programi i referimit në iute

Bëhu pjesë e iute!
Refero një mik dhe shpërblehu
SHKARKO MYIUTE APP
Si funksionon programi i referimit në iute?

Refero një mik për të përdorur produktet financiare dhe shpërblehuni!

Programi “Refero një mik” të lejon të ftosh miqtë ose familjarët e tu që të përdorin produktet iute dhe të përfitoni shpërblime. Kur personi i ftuar regjistrohet dhe plotëson kushtet e aktivizimit, të dy do të merrni përfitime, të cilat mund të jenë: Pikë Plus, zbritje ose forma të tjera promocionale. Shpërblimet mund të përdoren te partnerët e autorizur iute ose brenda ekosistemit të programit, duke e bëre këtë një mënyrë të thjeshtë për të ndarë vlerë dhe për të ndihmuar të tjerët të zbulojnë shërbime të dobishme financiare.

Pikët Plus janë pjesë e programit të besnikërisë iutePlus (1 Pikë Plus = 1 Lek)

 

#benefitetnëiute

Përse të bëhesh pjesë e programit të referimit?

  • Shpërblime të vazhdueshme: përfitoni shpërblime të ndryshme që do të aplikohen pas aktivizimit të shërbimit, në varësi të fushatës aktive dhe datave përkatëse.

 

  • Vlerë e dyfishtë: jo vetëm që ndihmon dikë të zbulojë një platformë praktike, por edhe shpërblehesh për këtë.

 

  • Përdorim i thjeshtë i shpërblimeve: Piket Plus mund të shfrytëzohen lehtësisht për blerje ose shërbime në partnerët e autorizuar.

 

  • Një mënyrë e zgjuar për të ndarë vlerë: Ndihmo miqtë të kenë akses në shërbime digjitale dhe përfitoni së bashku.

 

Si të shpërbleheni nga programi i referimit?

  • 1

    Referimi

    Zgjidh një ndër mënyrat e referimit.

  • 2

    Regjistrimi

    Miku yt regjistrohet në Myiute.

  • 3

    Përdorimi

    Ai përdor një nga produktet financiare iute.

  • 4

    Shpërblimet

    Të dy merrni shpërblimin e premtuar.

Ne jemi ketu për të të ndihmuar!

Nëse nuk e gjen përgjigjen që po kërkon në seksionin Pyetje/Përgjigje më poshtë, na kontakto nëpërmjet Chat-it. Jemi këtu për të të asistuar me çdo pyetje që mund të kesh!

Kush mund të marrë pjesë në programin e referimit?

Të gjithë klientët ekzistues në iute mund të referojnë një mik për të përdorur një nga produktet financiare iute. Gjithashtu, personat e referuar që do të bëhen pjesë e programit të referimit, duhet të jenë klientë të rinj iute.

Cilat janë tre metodat e referimit?

Metoda 1: Ndaj kodin tënd të Referimit

· Hyr në “Refero një mik” në Myiute

· Kopjo kodin tënd të referimit

· Ndaje me një mik

· Ai përdor kodin për të filluar procesin e regjistrimit

· Ju do të fitoni Pikë Plus për referime të suksesshme gjatë fushatave aktive

Metoda 2: Ndaj link-un tënd të Referimit

· Hyr në “Refero një mik” në Myiute

· Kopjo link-un tënd të referimit

· Dërgoje te miku yt

· Ai fillon procesin përmes link-ut dhe përdor produktet financiare iute

· Ju do të fitoni Pikë Plus për referime të suksesshme gjatë fushatave aktive

Metoda 3: Ndaj kodin tënd QR

· Hyr në “Refero një mik” në Myiute

· Tregoji mikut tënd kodin QR të referimit

· Ai skanon kodin dhe përdor një nga produktet financiare iute

· Ju do të fitoni Pikë Plus për referime të suksesshme gjatë fushatave aktive

A ka ndonjë kufizim për numrin e referimeve?

Jo. Mund të referosh të gjithë miqtë apo familjarët e tu. Sa më shumë referime, aq më shumë shpërblime.

Si merren pikët Plus?

Pikët Plus do të shfaqen në llogarinë tënde në Myiute, një ditë pasi personi i referuar të ketë përfunduar procesin.

Termat & Kushtet

Për më shumë, sigurohu që të njihesh me Termat dhe Kushtet e programit shpërblyes “Refero një mik në iute”.